Zyrtarë në Maqedoni dhe Shqipëri thanë se hapja e pikave të reja të kalimit kufitar do të rrisë bashkëpunimin mes qyteteve kufitare dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik në të dy vendet.
Vasil Sterjovski, sekretar i përgjithshëm i Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian, tha se më shumë kalime kufitare dhe infrastruktura më e mirë do të lejojnë lidhjen më të lehtë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe do të hapin shanse të reja për qytetarët në rajonet kufitare.
“Kjo krijon një bashkëpunim të përhershëm dhe më të mirë, si dhe mundësi të reja për zhvillimin e bizneseve të përbashkëta dhe të vendeve të punës,” tha Sterjovski për SETimes. “Për qytetarët e rajonit Golo Bërdo të Shqipërisë, ku u hap pika e re e kalimit, qyteti i Dibrës në Maqedoni u afrua më shumë se disa qytete të Shqipërisë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në dimër, kur bora ka bllokuar të gjithë zonën. Kjo e bën më të lehtë për qytetarët vendas të marrin ushqim dhe të arrijnë mjekët në kufi me qytetet e Maqedonisë në vend të qendrave rajonale në Shqipëri.”
Sterjovski tha se banorët në të dy vendet kanë qenë në pritje për hapjen e pikës së kontrollit Golo Bërdo për 20 vjet. Kalimi i lejon banorëve shqiptarë të arrijnë Maqedoninë në 30 minuta. Shterjoski tha se kjo është e përshtatshme për qytetarët që jetojnë në Shqipëri dhe punojnë në Maqedoni.
Naum Sotiroski nga Korça në Shqipëri tha se hapja është një mundësi e madhe për banorët vendas.
“Kemi ardhur këtu për të punuar për shkak se është e vështirë për të gjetur një punë në shtëpi,” tha Sotiroski SETimes. “Shumë të rinj nga rajonet kufitare po vijnë të punojnë në qytetet e Maqedonisë dhe shumë prej tyre shkojnë në shkollë atje për të marë arsim të mirë.”
Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 1,500 qytetarë shqiptarë janë duke punuar në Maqedoni. Shumica e tyre kanë ardhur nga rajonet kufitare të Pogradecit, Korçës, Elbasanit, Linit, Mala Prespës dhe Pustecit.
Stojanka Palko, koordinator i përgjithshëm Shoqatës Maqedonase Ilinden në Tiranë, tha se hapja e pikave të reja të kalimit kufitar është e rëndësishme për shqiptarët etnik të cilët janë të interesuar të punojnë në Maqedoni. Ajo tha se Maqedonia do të përfitojë po ashtu.
“Jemi duke punuar intensivisht për të hapur më shumë kalime kufitare, sepse në këtë mënyrë maqedonasit dhe shqiptarët do të gjejnë më kollaj vende të punës dhe do t’a kenë udhëtimin më të lehtë në qytetet fqinje.”
Miki Trajkovski/SETimes
taka treba da bide,oti nije vo makedonija i tie od korca,od mala prespa od gorlo brdo t.e site 50 sela makedonaski sto se sega vo albanija i vo kosovo 12 sela za niv za naveg ke ima rabota za drugite magla predku vid videlina od makeodmnijdo
oti gi cekame prestavnidci vo kratovo od delovite na makedonija sto se pod albaniuja kosovo srpski del,bugarija grcvija da podnese baranje za licni karti drzavjnastvo,za da moze da se stekne so site perivilegii koi gi ima site gragani na obedineti nacii.nije vo kratovo i da ni e tesno so 400.000 ziteli ke se najde mesto i za niv.
na labniaj nije od makedonija ke im vrateme 60% od janviot dolg samo da ni ja ostupe cel debar sto e pod albanija,plus ako treba i uste 100% od javniot dolg da ni ostupe site delovi sto se pod albanija pa nije od makeodnija ke vrateme za 12 godini celiot dolg.