Maqedonasit e Gores kërkojnë rrugë

Rruga Kukës-Shishtavec, 38 kilometra e gjatë është premtuar shpesh herë për t’u ndërtuar por ende është në gjendjen më të keqe të mundshme.

Maqedonasit që jetojnë në zonën e Gorës në komunat Shishtavec dhe Zapot duhet të kalojnë në rrugë gërmadhe çdo ditë për në Kukës. Së fundmi kjo rrugë u vu në qendër të vëmëndjes për shkak të aksidentit që i mori jetën 6 personave dhe 7 të tjere u plagosën rëndë. Banorët e komunave Zapot, Shishtavec dhe Topojan kërkojnë qe sa më shpejt të kenë një rrugë të re sepse rruga egzistuese ështe jashtë cdo standarti.

Në vitin 2007 nisi së ndërtuari rruga Kukës-Shishtavec prej 38 kilometra, e cila duhej të përfundonte në vitin 2009, por nga Qeveria e kaluar u dha vetëm një pjesë e fondit duke e lënë pjesën me te madhe të kësaj rruge në gjendje edhe me të keqe. (Makedonium)