Në Korçë, promovohet libri “Njëqind vjet mall” nga Misho Juzmeski

Dje në qytetin e Korçës, në Biblotekën “Thimi Mitko” u promovua libri “Njëqind vjet mall” nga shkrimtari nga Ohri, Maqedoni, Misho Juzmeski.

Organizator i takimit ishte Qendra kulturore maqedonase “SONCE” nga Korça, me mbështetje edhe të bashkisë së Korçës, dhe publiku përbëhej kryesisht nga Maqedonas nga Qarku i Korçës nga qytetet e Korçës, Pogradecit, Bilishtit dhe komunën e Pustecit. Gjithashtu, në promovimin morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave maqedonase “PREGOR” nga Pogradeci dhe “MED” nga Vërniku si dhe Edmond Themelko, kryetar i komunës së Pustecit.

Prezantues i programit ishte Vasil Sterjovski aktivist i njohur nga radhët e komunitetit maqedonas në Shqipëri.