Besimtarët e krishterë Maqedonas në Shqipëri, festuan ditën e Ujit të Bekuar. Ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë u mbajtë në zonën e Prespës, Gollobordës, f.Vernik si dhe në qytetet ku jetojnë Maqedonasit në Shqipëri.
Besimtarët u hodhën për të nxjerë kryqin nga uji i hedhur në lumenjtë ose në liqenin e Prespës.
Sipas ritit, për të marrë kryqin duhet të futen në ujë të rinj meshkuj dhe ai qe e merr i pari konsiderohet i bekuar dhe me mbarësi për vitin.
Gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Pustec ishte i pranishëm edhe ambasadori maqedonas në Tiranë, Stojan Karajanov. (Makedonium)