Në kuadrin e përkujtimit të 90 vjetorit i lindjes së Nikolla Berovskit, mësues, hartues tekstesh shkollore për minoritetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë dhe përkthyes i shquar, dje, në biblotekën “Thimi Mitko” në Korçë, nën organizimin e Qendrës kulturore maqedonase “Sonce” dhe me mbështetje të bashkisë Korçë, u promovua ribotimi i fjalorit maqedonisht-shqip të Nikolla Berovskit.
Në promovimin, morën pjesë Maqedonas që jetojnë në Korçë, përfaqësues të partisë Aleanca maqedonase për integrim europian nga Korça, Pogradeci, Bilishti dhe Prespa, përfaqësues të shoqatave maqedonase “Pregor” nga Pogradeci dhe “MED” nga Vërniku, përfaqësues të Mitropolisë së Korçës dhe institucioneve të tjera në Korçë, si dhe shkrimtar nga Korça dhe Ohri.
Fjalorin përpara pjesmarësit e prezantuan, Vasil Sterjovski, aktivist për të drejtat e Maqedonasve në Shqipëri, Foto Nikolla, redaktor i ribotimit të fjalorit dhe Ilinden Spasse, biri i shkrimtarit të njohur shqiptar me origjinë maqedonase Sterjo Spase. Aktivitetin e përshëndetën Edmond Themelko, kryetar i komunës Pustec, Spase Mazenkovski, shkrimtar nga zona e Prespës etj. Nxënësit e gjimnazit të Pustecit, Kristina Terpo dhe Pavlina Dine recituan dy poezi të pabotuara nga Nikolla Berovski për zonën e Prespës.
Në fjalimin e tij Foto Nikolla, redaktori i fjalorit të ribotuar maqedonisht – shqip të Nikolla Berovskit, vuri në dukje se puna e Berovskit do të zgjasë përgjithmonë dhe do të përdorët fjalori i tij maqedonisht – shqip me mbi 10 mijë fjalë .
“Këto ditë është ribotuar fajalori pas 30 vitesh që nga botimi i parë i cili u botua në kushte të vështira në regjimin e kaluar. Tekstet e shumta të cilët Nikolla i përktheu ose i hartovi për shkollën fillore në Prespe, tashmë jane të rinovuara dhe të depolitizuara, programet kanë ndryshuar, do të ketë përkthime të tjetra më moderne ne gjuhen maqedonase të librave të Sterjo Spasses, Dritëro Agollin, Ismail Kadaren dhe të tjerët. Vetëm fjalori maqedonisht – shqip do të zgjasë gjatë, jo vetëm në duart e minoritetit maqedonas por edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.”- tha Foto Nikolla.
Ilinden Spasse, biri i shkrimtarit të njohur shqiptar me origjinë maqedonase Sterjo Spase në fjalimin e tij përmëndi punën arsimore të Berovskit në Shqipëri dhe vështirësitë në atë kohë për të gjetur literaturë shkollore në gjuhën maqedonase .
“Nikolla Berovski, Boris Malevski dhe të tjerët hodhën themelet e gjuhës amtare në Prespë, përmes trajnimit të veçantë dhe duke siguruar tekste shkollore në gjuhën amtare. Ketu duhet theksuar edhe kontributi i shkrimtarit të famshëm, Sterjo Spasse, i cili ishte redaktor i teksteve shkollore të përpiluara dhe të përkthyera nga Nikolla Berovski.” – tha Ilinden Spase.
Kryetari i komunës së Pustecit Edmond Themelko në fjalën përshëndetëse për aktivitetin dhe punën e Berovskit në Prespë, deklaroi se në mbledhjen e parë të këshillit të komunës Pustec Nikolla Berovski do të shpallet Qytetar Nderi i komunës Pustec (pasvdekjes).
Për kontributin e shquar në aktivitetin edukativ dhe arsimor në mbrojtjen dhe zgjerimin e gjuhës maqedonase, kulturën dhe shkrimin, Qeveria e Republikes së Maqedonisë në vitin 1991 i dha Nikolla Berovskit çmimin e lartë “Kliment Ohridski”.
Nikolla Berovski (Bitola, 1923 – Tiranë, 1993) mësues, hartues tekstesh shkollore për minoritetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë dhe përkthyes i shquar, në vitin 1945 erdhi në Prespë si mësues maqedonas dhe gjithë jetën e kalon në mes të Maqedonasve në Shqipëri. Berovski shumë vite punoi si mësues në fshatrat e Prespës. Ka meritat e mëdha si autor i shumë librave në gjuhën maqedonase për Maqedonasit në Shqipëri. Gjatë jetës së tij ai u bë një mbrojtës legjendar i identitetit kombëtar maqedonas në Shqipëri.
Në kuadrin e festimeve të 90 vjetorit të lindjes së Nikolla Berovskit, më pare, ky fjalor u promovua në Tiranë dhe në Pustec. (Makedonium)
Моите најискрени честитки за добрата организација на настанот, посебно за издавањето на речникот. Се надевам и очекувам вакви настани да има почесто во иднина.