Në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Rumani dhe pas 70 vitesh rihapet në Korçë Konsullata e Rumanisë.
Në inagurim morën pjesë personalitete të shumta, përfaqësues të ambasadës rumune sëbashku me ambasadorin Viorel Stanila, përfaqësues të ministris së punëve të jashtme me ministrin Ditmir Bushati, deputet, përfaqësues të pushtetit vendor, biznismen si dhe përfaqësues të medias.
Lidhjet mes dy shteteve prej shumë kohësh, janë ndër më të mirat dhe shkëmbimet kulturore dhe tregtare mes Korçës dhe kryesisht Bukureshtit, përbëjnë bazën për thellimin e marrëdhënieve.
Konsulli i nderit, Elvis Toçi, tha se ka për detyrë të përcejllë zhvillimet ekonomike, kulturore, si dhe të mbështesë shtetasit rumunë në Shqipëri.
Por, sipas Toçit, Rumania vijon të japë një kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë në fushën e arsimit dhe kulturës.
I pranishëm në inagurimin e kosullatës ishte edhe Vasil Sterjovski, aktivist i komunitetit maqedonas i cili i uroi ambasadorit Viorel Stanila për hapjen e konsullatës duke u shprehur se, shpreson se në të ardhmen edhe Republika e Maqedonisë do të ketë konsullatën e saj në qytetin e Korçës. (Makedonium)