TA PASTROJMË PRESPËN NË NJË DITË

Nismën për të pastruar Shqipërine, si pjesë e një projekti të zbatuar në mbi 100 vende të botës, iu bashkua dhe komuna e Pustecit.

 

Në Prespë, nën moton “Ta pastrojmë Prespën në një ditë” administrata e komunës së Pustecit, së bashku me nxënësit e shkollës së mesme e bashkuar “Mitre Kolevski dhe Trajan Gjorgjiovski” në Pustec, shkollën nëntvjeçare “Rezistenca e Goricarëve” si dhe administrata e Parkut Kombëtar të Prespës, kanë ndërmarë një aksion për pastrimin e Prespës në një ditë.

Me këtë nismë sensibilizuese, në një ditë janë pastruar vëndet e përcaktuara nga komuna e Pustecit si dhe pikat e grumbullit të mbetjeve. (Makedonium)