Këto ditë një ekip xhirimi i televizionit kombëtar italian RAI 3 të udhëhequr nga gazetari i njohur italian Stefano Marcelli vizituan zonën e Prespës. Qëllimi i qëndrimit të ekipit të RAI 3 ishte realizimi i një reportazhi për monumentet historike dhe kulturore në Prespë, Liqenin e Prespës si dhe Parkun Kombëtar i Prespës.
Ky reportazh për Prespën, si pjesë e emisionit “Mediterraneo” përveç në Rai 3 do të shfaqet edhe në dhjetra kanale televizive të Mesdheut si Rai International, France 3, France International, TV 5 Monde në Francë, TSI në Zvicër, ERT në Greqi, RTV Slo në Slloveni, JrTV në Jordani, Entv në Algjeri si dhe në kanalet në gjuhën arabe brënda arab states broadcasting union.
Gazeta Makedonium i dha mbështetje logjistike ekipit të xhirimit të RAI 3 për realizimin e këtij reportazhi për Prespën, ndërsa Stefano Marcelli dha një intervistë për gazetën Makedonium.
– Makedonium …: Z. Marcelli sot po realizoni një reportazh për Prespën. Si u informuat për Prespën?
Me folën disa miq për Prespën, dhe pastaj u informova në internet ku mora informacionet kryesore që kanë të bëjnë me të.
– Makedonium …: Cilat janë përshtypjet tuaja për Prespën?
Prespa nga ana e peisazhit është e mrekullueshme dhe këtu plus merrni informacion mbi jetën dhe një qytetërim që në fakt ekziston në të gjithë Mesdheun, një qytetërimi të hershëm .
Për mua Prespa është e rëndësishme, sepse tregon një gjë shume të rëndësishme, tregon se në një situatë të tillë siç është tani Ballkani dhe Mesdheu, ku ka një luftë e vazhdueshme mes grupeve etnike ose mes popujve të ndryshëm, Prespa tregon se si mijëra vjet njerëzit jetojnë së bashku me njëri-tjetrin dhe kane sjell qytetërimin deri në ditët e sotme.
Kush vjen në Prespe dhe prek faktikisht me dorë këto dëshmi mijëravjeçare arkeologjike të trashëgimisë kulturore, tregon se mijera vjet këtu ka jetuar një qytetërim dhe e sheh me sytë e tij dhe e kupton fare mirë qe kjo është dëshmia e qytetërimit dmth nuk është pronë e një shteti apo e një tjetri, që ky qytetërim nuk ka emër shtetesh por ka emër të një bashkësie njerëzish dhe është një faktor shumë i rëndësishëm për Mezdheun që është djep qytetërimi dhe vjen deri në ditët tona.
– Makedonium … : A doni të dërgoni ndonjë mesazh?
Kam një mesazh për politikanët e vëndëve që janë këtu, ndoshta një udhetim në Prespë do të ishte shumë i dobishëm për ata. Duke ardhur, duke vizituar Prespën do të kuptonin që njërëzimi ka bërë shumë hapa përpara, shumë më tepër se sa mendohet kur kanë qënë të gjitha të bashkuar dhe jo të ndare me njëri-tjetri dhe kjo është gjeja më e rëndësishme që ndoshta do ti bënte mirë politikanëve po të vinin në Prespë dhe të preknin Prespën me dorë. (Makedonium)