Me rastin e festës të Hashures, gjyshata e Korçës me qendër në Turan organizoi një ceremoni tradicionale. Në ceremoni mori pjesë kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me qendër në Tiranë, Baba Edmond Brahimaj.
Në mesin e besimtarëve të shumtë, përfaqësues të institucioneve dhe partive politike nga Korça, në këtë ceremoni mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës maqedonase për integrimin europian, Vasil Sterjovski i cili i uroi festën e Hashures Baba Edmond Brahimaj duke i uruar paqe dhe harmoni për të gjithë besimtarët bektashinjë në vendin tonë dhe në mbarë botën.
Kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Edmon Brahimaj dhe Vasil Sterjovski diskutuan edhe për Censusin, rezultatet e të cilit përfaqësuesit e minoriteteve dhe disa organizata fetare në Shqipëri nuk i njohën, dhe në këtë kontekst komunitetit bektashian në Shqipëri tha Baba Edmond Brahimaj zhvillon regjistrimin e besimtarëve të saj.
Përveç kësaj, Baba Edmon Brahimaj si kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane ka shprehur opinionin e vet mbi çështjen me Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni, rreth teqenë Arabati Baba në Tetovë dhe pamundësisë e regjistrimit të komunitetit fetarë bektashian në Maqedoni për shkak të kundërshtimit nga Bashkësia Fetare Islame, për të cilën anëtarët e komunitetit fetar bektashian nga Gjykata Evropiane kerkojnë të regjistrohen dhe ti marin pronat të cilat Maqedonia i dha Bashkësisë Fetare Islame, në procesin e denacionalizimit. (Makedonium)