Ivanov: Maqedonasit në Shqipëri të jenë loajal ndaj shtetit dhe të kenë të gjitha të drejtat

Maqedonasit në Shqipëri duhet që të nxisin çdo përparim të vendit, sepse kjo është në interes të integrimit evropian. Kështu është shprehur presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në takimin e sotëm me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Pogradec.

Sipas tij, është e rëndësishme që pjesëmarrja e tyre të jetë pozitive, të jenë qytetarë loajal të Shqipërisë, nxitës të trendeve dhe proceseve pozitive.

“Me organizimin politik bëhen subjekt në jetën politike ku përmes institucioneve ata mund ti plotesojne të gjitha kërkesat dhe nevojat e tyre. Kur keni minoritetet në vendet fqinje, shtetet gjithmonë duhet të mendojmë pozitivisht dhe në mënyrë krijuese. Të mos dalë se ne Maqedonasit e Maqedonisë kërkojmë të drejta për Maqedonasit në Shqipëri, por perkundrazi, në Ballkan ne kemi nevojë, Shqiptarët në Maqedoni ti kërkojnë të drejtat e Maqedonasve në Shqipëri dhe atëherë  krijohet solidaritet mes dy komuniteteve dhe ndihmë reciproke, duke përdorur përvojat pozitive në interes të vendeve ku jetojnë komunitetet”, – tha Ivanov.

Presidenti Ivanov tha se është e nevojshme edhe ndryshimi i vetëdijes te komuniteti shqiptar në Maqedoni, për të kontribuar për të drejtat e Maqedonasve në Shqipëri, sepse ajo inkurajon bashkëpunimin ndërshtetëror dhe i afron te dy shoqërite. Ka mundësi për të aplikuar për shumë grante nga Bashkimi Evropian në lidhje me projektet rajonale dhe fondet që inkurajojnë bashkëpunimin ndërkufitar, nga të cilin do të përfitojnë të gjithë në Ballkan.

“Ballkanit i nevojitet një hapje e madhe, jo vetëm të lidhen nga ana infrastrukturore, por edhe nga ajo mendore. Njerëzit të fillojnë të mendojnë pozitivisht dhe t’i shohin të gjitha iniciativat në përmirësimin e gjendjeve dhe shteteve dhe pjesëtarëve të komuniteteve”, theksoi Ivanov.

Presidenti i Maqedonisë pret rezultate të shpejta që të gjitha iniciativat e Maqedonasve në Shqipëri të jenë në dobi të shtetit, që duhet të marrë statusin e kandidatit, dhe të fillojë procesin e eurointegrimit në interes të tërë rajonit.

Problemi kryesor i komunitetit maqedonas në Shqipëri, siç u theksua në takim me Ivanovin, është arsimi në gjuhën amtare dhe punësimi dhe komuniteti maqedonas mbështës nënshkrimin e nje marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë për mbrojtjen reciproke të komunitetit maqedonas në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Maqedoni.

Gjithashtu përfaqësuesit e komunitetit maqedonas kërkuan hapjen e një konsullatë maqedonase në Korcë.

Takimi i presidentit Ivanov me pjesëtarët e komunitetit maqedonas ne Pogradec u realizuar me nismën e tyre, dhe është rene dakort në vizitën e tij të fundit në Shqipëri. (Makedonium)