Produktet e Prespës në panairin e bioturizmit në Korcë

“Shijo Korçën”, ka qënë panairi i çelur në qytetin e Korçës i cili në qendër të tij kishte promovimin e bioturizmit për të gjithë ato prodhues të rajonit të cilat ushtrojnë aktivitete të ndryshme në kulturë dhe kulinari.


Ky panair ishte një bashkëpunim ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë i mbështetur nga IPA fondet e Bashkimit Europian, dhe sunon ruajtjen dhe zhvillimin e metejshem të turizmit me qëllim përmirësimin e ekonomisë në rajonin e Korçës.

Entela Pinguli, nga shoqata “Bio Partners” partnere e projektit nga Shqipëria për gazetën Makedonium tha se me këtë panair duan që të bëjnë një jehone më të madhe për potencialin e bioturizmit që ka rajoni i Korçës.

“Ky është një program që mbështet kryesishtë si qarkun, si organizatat joqeveritare si e jona, që të bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë në lidhje me bioturizmin në lidhje me ekonominë e qarkut të Korces.”-tha Entela Pinguli për gazetën Makedonium.


Edhe Gabriela Shnajder nga shoqata “Culture Triangle of Prespa” nga Greqia për gazetën Makedonium tha se ky proekt ka si qëllim promovimin e bioturizmit në rajonin ndërkufitar Shqipëri-Greqi. Krijimi i një linku bilateral ku gërshetohen prodhuesit lokal me operatorët turistikë lokal dhe masa që duhen ndërmarë për të zbutur konfliktet.

“Ky projekt ka tre faza. Faza e parë përfshinë panaire dy ditore në Korce dhe në Prespë të Greqisë, faza e dytë tryeza të rrumbullakta në Korcë dhe në Prespë të Greqisë dhe faza e tretë përfshinë nënshkrimin e një memorandumi i cili krijon një struktur bilataterale për zhvillimin e kësaj iniciative në të ardhmen.”- tha Gabriela Shnajder për gazetën Makedonium.

Në këtë panair morrën pjesë prodhues të shumtë të rajonit të Korçës dhe nga zona e Prespës të cilat turizmin e kanë si bazë për sigurimin e të ardhurave.

Valentina Vurmo pjesmarrëse në panair nga zona e Prespës, për gazetën Makedonium tha se në këtë panair, prodhuesit nga zona e Prespës kanë sjell produktet lokale të zonës.

“Sot ne përfaqësohemi me produkte te ndryshme si mjaltë, fasule, komposto të ndryshme prej qershie, kumbulle, peshkë i tharë, çaj mali, verë, raki, etj.“- tha Valentina Vurmo për gazetën Makedonium.


Parku Kombëtar i Prespës punonë në organizimin e prodhuesve lokalë në Prespë në  një organizatë marketingu dhe krijimin e një marke e veçantë për prodhuesit e zonës të Prespës.

 

Panairi  qendroi i hapur për dy ditë me rradhë për qytetarët korçarë dhe me pas u   zhvendos në zonën e Prespës në Greqi. (Makedonium)