Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë organizoi në disa qytete të Shqiperisë, turin e filmit dokumentar çek, ku u shfaq filmi dokumentar çek “Shqipëria – E bukura famëkeqe” nga Miroslav Naplava dhe Petr Horki.
Ky dokumentar u xhirua përgjatë tetë ekspeditave që kanë bërë autorët në Shqipëri gjatë viteve 2006-2011. Qëllimi i këtij filmi është prezantimi i Shqipërisë te shikuesit çek, por edhe për të thyer mitet e shumta dhe klishetë që janë për Shqipërinë. Përveç këtij dokumentari, autorët kanë botuar në Republikën Çeke në vitin 2012 edhe një libër me të njëjtin titull.Gjithashtu, në këtë dokumentar është përfshirë edhe zona e Prespës dhe komuna e Pustecit ku protagonist kryesor është prifti Aleksi nga Pusteci.
Miroslav Naplava njeri nga autorët e filmit dokumentar për gazetën Makedonium tha se para udhëtimit të parë në Shqipëri vendosën të bënin një anketë midis miqsh: Çfarë ju vjen nder mend kur degjoni “Shqipëri”? Përgjigjet ishin në përgjithësi të njejta: natyra e ashpër e banorëve, fshati i prapambetur, mafja, leksiku mesjetar i së drejtës zakonore “kanuni” dhe “gjakmarja”, tirani i Tiranës Enver Hoxha, bunkerët prej betoni dhe benzat e vjedhur. Me pak fjalë, një vend i vogël famëkeq, shumë famëkeq.
“Shqipëria është ende një vend me tradita e rite patriarkale të stërvjetëruara. Por gjatë njëzet viteve të fundit, pas daljes nga izolimi paranoik me pjesën tjetër të botës, po ndryshon ngado që të kthesh sytë. Pse kanë gjithmonë frikë atëherë njerëzit në këte vendë? Si qendron e vërteta dhe a kemi paragjykime? Në këtë vend të mahnitshëm ka sigurishtë plot doke e zakone, të cilat nuk aritëm t’i kuptojmë dotë, t’i përpunojmë, pranojmë. Por çdo mister që zbuluam, çdo e papritur nga natyra, njerëzit apo historia, ia vlejti të jetohej.”- tha Miroslav Naplava për gazetën Makedonium.
Gjithashtu, z.Naplava tha se mbeti i mahnitur nga zona e Prespës dhe mikëpritja e Maqedonasve të komunës së Pustecit dhe falenderoi priftin Aleks i cili ishte protagonisti kryesor në dokumentar për zonën e Prespës.
“Shqipëria është, sipas nesh, pjesa më e bukur dhe me e egër e Europës. Prandaj erdhëm këtu tëtë herë brenda gjashtë vitesh, duke gjetur përherë diçka që na befasonte. Për gati gjysëm viti ne mblodhëm të dhëna këtu dhe gjashtë vjet kemi bërë kërkime në arkivë në vendin tonë. Dhe, gjatë gjithë kohës mahniteshim nga surprizat.”- tha Miroslav Naplava për gazetën Makedonium.
Z. Naplava dhe Z. Horki janë autorë të dhjetëra filmave dokumentarë dhe librave për udhëtime. Ata janë udhëtarë të mirënjohur çek që vazhdojnë traditën e filluar nga udhëtarët çek të njohur botërisht, Miroslav Zikmund dhe Jiri Hanzelka, të cilët bënë dy ekspedita rreth botës në pjesën e dytë të shekullit të 20-të me kohëzgjatje 3 deri në 5 vjet dhe shkruan raporte shumë të mirëpritura rreth udhëtimeve që ata bënë. Udhëtimi i dytë përreth botës i bërë nga Z. Zikmund dhe Z. Hanzelka filloi me Shqipërinë.
Në projeksionin e filmit dokumentar çek në Korcë, përveç autorëve morri pjesë edhe znj.Bronislava Tomashova, Ambasador i Republikës Çeke në Shqipëri, kurse në publik kishte edhe Maqedonas nga Korça. (Makedonium)