Vasil Jankulla, i njohur si Heroi i Prespës, organizon aksion për mbledhjen e pakove të Vitit të Ri për fëmijët me nevoja të veçanta.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit, Vasil Jankulla së bashku me shokët e tij bënë dhurimin e parë të pakove të Vitit të Ri për fëmijët dhe të rinjtë me dëmtim të dëgjimit dhe të folurit në shkollën “Koço Racin” në Bitola, ku u pritën ngrohtësisht nga drejtoresha dhe stafi i shkollës.
Heroi i Prespës paralajmëron edhe aksione të tjera për fëmijët me nevoja të veçanta dhe bën thirje për të gjithë njerëzit humanë që të dhurojnë pako për Vitit të Ri për të sjellë një moment gëzimi për fëmijët me nevoja të veçanta.
Publiku e quajti “Heroi i Prespës” pasi tregoi me veprat e tij se si është të sfidosh paragjykimet dhe paaftësitë. Vasil Jankulla ka lindur me paralizë cerebrale dhe në vitin 2019 udhëtoi më shumë se 3 mijë kilometra me triçikletën e tij nëpër Maqedoni për të dëshmuar se “Të gjithë janë njësoj” dhe se shembullin e tij duhet ta ndjekin edhe personat e tjerë me aftësi të kufizuara.
©Makedonium