Jordan Jankulla kërkon vendosjen e logos së bashkisë me diellin në Pustec

Në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Pustec, këshilltari nga radhët e partisë së vetme të maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Jordan Jankuëla, i drejtoi një kërkesë pushtetit vendor për vendosjen e logos së bashkisë me simbolin e diellit.

Jankulla kërkoi që në hyrje të Bashkisë Pustec të vendoset një tabelë informuese në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, ku të paraqitet logoja e bashkisë me diellin. Gjithashtu, ai theksoi se e njëjta logo duhet të vendoset edhe në sallën e Këshillit të bashkisë.

“Sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, përpara hyrjes së institucionit dhe në sallën e Këshillit duhet të vendoset logoja e bashkisë. Në Bashkinë Pustec, pasi në vitin 2018 vetë bashkia i hoqi tabelat me simbolin e diellit, deri më sot ato nuk janë rivendosur. Kjo është turp. Bashkia duhet të marrë masa dhe të vendosë tabelat me simbolin tonë maqedonas – diellin. Kjo na lejohet nga shteti dhe bashkia duhet të respektojë vullnetin e maqedonasve në Bashkinë Pustec”, deklaroi Jankulla.

Ai u bëri thirrje autoriteteve lokale që në afatin më të shkurtër të mundshëm të veprojnë mbi këtë kërkesë, me qëllim respektimin e detyrimeve ligjore dhe afirmimin e identitetit të komunitetit maqedonas në bashki.

©Makedonium