Artisti Genci Kadriu, maqedonas me preardhje nga Golloborda do të prezantohet me një ekspozitë të pavarur në Tiranë.
Ekspozita do të mbahet më 6 shtator 2024, në Parking Art Gallery, organizuar nga Komiteti për Pakicat Kombëtare dhe nën kujdesin e përfaqësueses së pakicës maqedonase Marjana Kostofski dhe nënkryetarit Sead Kazanxhiu, me mbështetjen e Ambasadës maqedonase në Tiranë.
Genci Kadriu, me preardhje maqedonase nga fshati Trebisht, zona e Gollobordës, jeton dhe punon në qytetin e Fierit. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1990 dhe ndër veprat e tij të njohura është “Maqedonia” – një paraqitje artistike e figurave kryesore të historisë maqedonase, e punuar mbi bazën e materialeve historike dhe e modeluar në baltë.
©Makedonium