Spiropali takim me ambasadorin maqedonas: Bashkëpunimi me Maqedoninë, prioritet i politikës së jashtme e rajonale

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Danço Markovski.

Ambasadori Markovski e uroi Spiropalin për zgjedhjen në krye të Kuvendit dhe shprehu vullnetin e Ambasadës maqedonase për të kontribuar në bashkëpunimin e Parlamentit dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë me Shqipërinë.

Kryetarja Spiropali nënvizoi se Shqipëria e konsideron bashkëpunimin me Maqedoninë një prioritet të politikës së jashtme e rajonale dhe shprehu gatishmërinë e Kuvendit dhe institucioneve të Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Kuvendi i Shqipërisë do të intensifikojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe bashkëpunimin parlamentar do të nxisë marrëdhëniet e bashkëunimin e gjithanshëm mes dy vendeve”, u shpreh Spiropali.

“Shqipëria dhe Maqedonia, si partnerë në NATO dhe në përpjekjet e arritjet për anëtarësimin në BE, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë e kontribuojnë në zhvillimin, stabilitetin dhe paqen në rajon e më gjerë”, theksoi kryeparlamentarja Spiropali.

©Makedonium