Reshjet e dendura të shiut kanë shuar zjarrin dhe kanë shpëtuar Parkun Kombëtar të Prespës.
Gjatë 15 ditëve për izolimin e flakëve janë angazhuar forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, Bashkisë Pustec, ushtrisë, shërbimit pyjor e zonave të Mbrojtura ashtu siç është dashur edhe ndërhyrja nga ajri e avionit rumun, por për një ditë edhe të dy avionët maqedonas e helikopterit “Cougar”.
Terreni i thyer malor si dhe mungesa e rezervave ujore pranë vatrave të zjarrit e ka bërë tejet të vështirë izolimin e flakëve gjatë këtyre ditëve.
Gjatë këtyre 15 ditëve janë djegur më shumë se 900 hektarë të Parkut Kombëtar të Prespës, pjesa më e madhe kullota e bimësi e ulët por edhe sipërfaqe me ah.
©Makedonium