Në fshatin Glloboçeni, Bashkia Pustec, delegacion i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) vendosi lule në bustin e shkrimtarit me origjinë maqedonase, Sterjo Spasse, për nder të 110 vjetorit të lindjes së tij, njoftoi kryetari i partisë, Vasil Sterjovski.
– Glloboçeni dhe Prespa me të drejtë janë krenarë që i kanë dhënë Shqipërisë një shkrimtar të pavdekshëm, veprat e të cilit janë të ngulitura në letërsinë shqipe, si një kontribut i rëndësishëm i maqedonasve në shoqërinë shqiptare, tha Sterjovski.
Sipas tij, kolosi i letërsisë bashkëkohore shqipe, Sterjo Spasse, me veprat e tij frymëzoi dhe edukoi breza të tërë shqiptarësh, duke nxjerrë në pah gjithmonë me krenari rrënjët e tij maqedonase.
Sterjo Spasse lindi në fshatin Glloboçeni, zona e Prespës në vitin 1914 dhe vdiq në Tiranë në vitin 1989.
Ai është shkrimtar i njohur me origjinë maqedonase dhe një nga themeluesit dhe përfaqësuesit më domethënës të letërsisë bashkëkohore shqiptare.
Ai njihet edhe si antolog, përkthyes, tekste shkollore dhe mbledhës i veprave popullore maqedonase në zonën e Prespës.
Krahas Shqipërisë, ai u shkollua në Universitetin e Firences në Itali, ndërsa magjistraturën e kreu në Bashkimin Sovjetik. Ai është autor i pesëmbëdhjetë romaneve dhe i shumë tregimeve të shkurtra.
Vepra e tij më e njohur letrare është romani “Nga jeta në jetë – pse?”, i shkruar në formën e një ditari dhe ka në qendër një dilemë tragjike të një intelektuali të ri në fshat.
Në vendlindjen e tij Glloboçeni, para dy vitesh u hap Muzeu “Sterjo Spase”, i cili është destinacion i dëshiruar për turistët, por edhe vend për shumë ngjarje kulturore të maqedonasve.
©Makedonium