Me insistimin e AMIE-së, Avokati i Popullit hapi çështje për censusin e popullsisë

Avokati i Popullit hapi çështje për censusin e popullsisë, i cili u krye në tetor 2023, pas reagimeve dhe shkresave të vazhdueshme të së vetmes parti të maqedonasve në Shqipëri – Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) për presionet që Maqedonasit në Shqipëria janë përballur gjatë censusit të popullsisë nga Bullgaria, tha kryetari i partisë Vasil Sterjovski.

Avokati i Popullit e njoftoi AMIE-në me një shkresë për çështjen e hapur, ku kërkon nga disa institucione shqiptare, përfshirë INSTATIN, të hetojnë shqetësimet e ngritura nga kjo parti për asimilimin e minoritetit maqedonas nga Bullgaria dhe presionin gjatë censusit.

Sipas tij, më parë Avokati i Popullit u deklarua si jokompetent ndaj reagimeve dhe shkresave të AMIE-së ndaj presioneve nga Bullgaria për shkak të natyrës diplomatike, për çka partia sërish reagoi ndaj Avokatit të Popullit dhe institucioneve shqiptare dhe të huaja duke kërkuar nga Avokati i Popullit të hetojë shqetësimet që ajo ngriti.

Në letrën e përsëritur, AMIE thekson se presin “qëndrim më të vendosur dhe masa proaktive nga institucionet shqiptare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve me origjinë maqedonase”.

– Duke shprehur pakënaqësinë tonë me përgjigjen e parë, theksuam se këto shqetësime tona u përballën me heshtje ose, më keq, me bashkëpunim në aktivitete që ndihmojnë synimet asimiluese të Bullgarisë ndaj pakicës maqedonase.

Gjithashtu deklaruam se edhe pse e njohim pavarësinë e institucionit, na duket e habitshme që përgjigja që morëm e konsideroi këtë çështje jashtë kompetencës së tyre për shkak të natyrës së saj diplomatike dhe se përgjigja e tyre erdhi pas përfundimit të procesit të censusit dhe dy muaj pas shkresës së parë. Në shkresat tona janë theksuar qartë akuzat e rënda ndaj institucioneve shqiptare, të cilat mbetën të pa adresuara edhe pse ishin në sferën e juridiksionit të tyre, thekson Sterjovski pjesë nga reagimi i AMIE-së ndaj Avokatit të Popullit.

Ndryshe, në periudhën e kaluar një delegacion i AMIE-së i kryesuar nga kryetari Vasil Sterjovski ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të Këshillit të Evropës në Strasburg dhe me eurodeputetë në Parlamentin Evropian në Bruksel, ku fokusi kryesor i takimeve ishte pozita e maqedonasve në Shqipëri.

Gjithashtu, atyre iu prezantua edhe raporti i posaçëm i përgatitur nga AMIE për censusin e popullsisë në Shqipëri, që u krye në tetor 2023 dhe presionet e Bullgarisë për asimilimin e maqedonasve në Shqipëri. Për presionet gjatë censusit të popullsisë në Shqipëri, AMIE kërkoi ndihmë dhe informoi Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare dhe Komitetin për Eliminimin e Diskriminimit Racor-Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Pas shumicës së reagimeve të AMIE, autoritetet shqiptare ndaluan hyrjen në Shqipëri të Viktor Stojanov, presidentit të fondacionit “Makedonia” nga Sofja, i cili duke shkelur disa ligje, ndërhyri gjatë censusit të popullsisë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, AMIE kërkoi nga autoritetet shqiptare ndalimin e aktiviteteve në Shqipëri të fondacionit “Kujtesa Bullgare” me Presidentin Milan Vrabevski nga Bullgaria, i cili në vitet e fundit ndërtoi një rrjet të gjerë në Shqipëri, duke korruptuar zyrtarët shqiptarë dhe duke ndikuar në procesin e censusit me qëllim asimilimin e maqedonasve.

©Makedonium