Donacion nga ambasada bullgare në Shqipëri për Bashkinë Pustec, reagim i partisë maqedonase AMIE

Ambasada bullgare në Shqipëri i dhuroi Bashkisë Pustec, zonë e banuar nga minoriteti maqedonas, pajisje dhe kompjuterë. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian e cilëson si provokim këtë veprim të ambasadës bullgare në Tiranë, përcjell Report TV.

Për AMIE, flamuri bullgar në pako është një provokim i hapur.

“Qëllimi është të krijohet përshtypja se këtu jeton një minoritet i ndryshëm nga ai i njohur nga shteti shqiptar, përkatësisht maqedonasit. Shteti duhet të reagojë sepse në këtë zonë dihet se ka vetëm minoritet maqedonas. Këtu njohim dy flamuj, atë shqiptar dhe flamurin maqedonas”, tha për mediat, nënkryetar i partisë, Eftim Mitrevski.

Lajmin e kanë transmetuar edhe media të tjera shqiptare, ku të gjitha thonë se në këtë bashki jetojnë pjesëtarë të komunitetit maqedonas.

©Makedonium