Ku lind dielli dhe qesh Jeta!..
Nga SPASSE THANASI
Si një “kështjellë” ngjarjesh e legjendash buzë brigjeve të liqenit, në ujërat e kaltërta të Prespës, udhëton kohrave një histori e madhe mijëvjeçare. Formimi i liqenit, mesjeta e hershme, koha bizantine, Luftrat ballkanike (Lufta e I- II –të Botërore) e deri te Lufta nacional- çlirimtare e vendit (1942–1944), arkeologjia e liqenit, afresket mistike plot ngjyra hyjnore etj kanë sjell gjithmonë mjegullën e ndjesive të paharruara në kalendarin e kohrave, kanë “thyer” hijen e harresës, duke “skalitur” mozaikët e vjetër dhe afreske shumëngjyrëshe në memorje si historitë e Ana Komnena në Konstadinopojë plot imazhe nga thellësitë e liqenit…
Në kontekstin Ballkanik, bashkë me historitë e kulturën e popujve të tjerë fqinjë, historia e Prespës është e mbushur me lavdi fenomenale, me ngjyra dashurie lirike tepër të veçanta, me nota trishtimi me këngët në vaje vdekjesh, me legjenda të vjetra që kanë aq shumë njohje e pështjellim ndjenjash…Nuk është e rastit të tregohet si lindi emri i Prespës, nuk është fare çudi përshkrimi “Vajza e liqenit”, nuk është trillim Shën Maria e afreskeve monumentale të Maligradit, nuk është harresë peisazhi plot emra e toponime e fshatrave në vijën e thyer të bregut të liqenit të Prespës… Të gjitha bashkë, nën një grotesk historik e arkeologjik, formojnë një “nyje” të pandërprerë ngjarjesh, ndodhish, përjetime e dashuri hyjnore…
Mes atij qilimi blu, jashtëzakonisht i madh të liqenit, pamja e Prespës e rrethuar me male të larta, merr përthyerjen më të madhe në horizont ku ngjyrat bëhen të plumbtë…Nga mugëtira e kohrave vijnë ende nëpër brigje trallisje e bukuri, që veç pasqyrimi i hënës mbi valët e tregon “tronditjen” e veçantë të shpirtit. Histori të çuditshme e mistike, legjenda e mite prejhistorike sikur “gjëmojnë” nga thellësia e liqenit e sjellin pranë një trashëgimi unikale të kulturës njerëzore në Ballkan me varret e hidhura që zbrazën ëndërrat, me luftën e mallkuar që ka ndaluar frymëmarrjen e Botës, me dashuri të mbetura përgjysëm me fjalët e një kasandre, me përrenjtë e fuqishëm që mbytën krejt një qytet të madh e u krijua liqeni i madh i cili u quajt Prespë…Nuk ka gjuhë më të bukur hyjnore se sa kurmi mistik i Marinës që magjeps liqenin. Këtu dashuria fle nën alga dhe gojëdhënat pshërëtijnë të vaditura nga vesa pranverore. Këtu bukuria gjithmonë kërkon të të josh duke thyer heshtjen e legjendave mijëvjeçare si në fillimet e një ëndrre. Në këto vise shkëmbore buzë liqenit Aleksandri i Madh dehu ushtrinë me gotat e verës derdhur brigjeve…
Pasqyra e ujrave tё Liqenit tё Prespёs i jep dritё gjithё hapёsirёs natyrore me bukuri tё rrallё. Jo vetёm pamja e mahnitshme dhe hyjnore e natyrёs liqenore, por edhe peizazhi plot dritё i fshatrave buzё brigjeve i jep gjallёri jetёs sё banorёve, qё merren me aktivitete e mjeshtёri tё ndryshme nё dobi tё jetesёs. Simboli i legjendave tё liqenit dhe hijeshia e freskёt e kurorёs sё maleve me mistere tё fshehta mijёvjecare, – janё gjithmonё peizazhi i bukur qё tё krijon njё pёrballje fantastike kёtu nё Prespё me dashurinё e ndjenjёs qё vendasit e tregojnё me mikёpritjen tradicionale dhe shijen e veçantё tё krapit dhe verёs sё kuqe (njё dashuri e ёmbёl e zemrёs!)…
P R E S P Ё…
Çfarë ёshtё
mё e bukur nё PRESPЁ
kaltёrsia e ujrave,
brigjet e thepisura,
nё mes tё ujit,
dy ishuj !….
Prespё,
mes malesh
sykaltёr,
si njё kёngё,
me flatёr !….
Trokitje bukurie
me blunё qё josh
dhe fshati nёn kodёr
zog finosh!…
Goricё e Vogёl,
Liqeni…
Bukuritё janё enigma
aty pёshtjellimin gjeni…
Nё Mal’ tё Thatё
fluturon shqiponja
liqeni si njё sy
hapet nёpёr kohёra!…
E gjithё hapёsira e Prespёs buzё liqenit , ngjan si njё copё “qiell fantastik ”, njё “ qendismё e artё” e madhёshtore nё trupin e natyrёs, qё sё bashku me pasqyrimet e liqenit dhe gurgullimёn e valeve tё vogla tё ujrave, formon njё peizazh magjik me ngjyra poetike dhe romantike dhe sjell kёndshёm jehona tё largeta kujtimesh me mrekulli imagjinare e fantastike pёr formёn e vetё hyjnore…Me liqenin e bukur dhe relievin e mahnitshёm, Prespa ёshtё njё “oaz i paqes” rrethuar nga malet !…Nё ketё kёnd romantik, me vargmalet e Malit tё Thatё e tё Ivanit, me pamje episodike tё historisё, me lugina tёrё gjallёri e shushurima pёrrenjsh e lumenjsh, plot me legjenda mistike e tё dashurisё, pse jo me njё qetёsi qiellore nga liqeni i kaltёr dhe reflektimi i natyrёs me ngjyrё bukurie; jeton pёrherё me hymnin poetik e shpirtёror tё qiejve tё jetёs, tё legjendave tё çuditshme dhe tё vertetave nё shpirt e nё histori, si njё ringjallje me nota simbolike tё ndjenjave njerёzore kёtu midis ujrave tё kalterta, qiellit tё pafund dhe maleve tё larta….
Kёtu – “Madhёshtia çudit fantazinё
natyra mrekullon nё breg…
Luginat e hapura sykaltёr
pёrmbytin madhёshtinё !….”
Dhe ngjan fort e bukur thenia:
“Njё xhevahir i rrallё nё Ballkan!…”
Pasqyrimet mbi ujerat e liqenit si xixёllonja ari vёrshojnё mbi gjithё peizazhin liqenor dhe rrotull maleve tё larta, rrёzё fshatrave si gjerdan nё vijёn e thyer tё bregut, endet si qendismё e artё jete, pamja e qetё e natyrёs plot dritё, ujё e kaltёrsi. Kёtu madhёshtia e natyrёs sё pastёr merr ngjyrimet e qiellit plot çudi e mistere…Ketu nёpёr flladin e liqenit bukuritё pёrrallore tronditin shpirtin.Si njё vend burimesh karstike, PRESPA ka pamje tё rralla e tёrheqёse. Si vend i biodiversitetit e me vlera mjedisore, Prespa gjithashtu ёshtё njёherёsh dhe njё trevё inteligjente e peisazhit, e historisё dhe e kulturёs. Kёtu nё Prespё, malet, kanionet shkёmbore, grykat malore me kodrina tё buta,bimёsia dhe fauna janё shumё tёrheqёse dhe krijojnё vlera kulturore dhe estetike mjaftё origjinale nё mjedisin natyror tё krahinёs, qё pёrmbledh nё formё gjysёmunazore rreth bregut tё liqenit 9 fshatra me njё tёrёsi toponimesh tё emrave qё lidhen me legjendat, me lёndinat e bukura me drurё tё shumtё, me pёrrenjtё e thellё e grykat e mbuluara me masivet kullusore shkallё – shkallё deri nё majёn e Malit tё Thatё e tё Ivanit,me rrugёt e shtigjet malore nё formёn e njё pllaje me ngjarje e histori tё dhimbshme shekullore tё radhitura nё kujtesё brez pas brezi deri nё ditёt tona…Ёshtё njё territor i larmishёm nё natyrё, i magjishёm nё bukuri, tёrheqёs nё atmosferёn e shumёllojshme qё krijon Zona alpine me kullota, lugina tё buta me tabllo piktoreske dhe pamje shumёformёshe nё miniaturё…
PRESPA shtrihet buzё liqenit si njё “lule- natyre e mbirё prej shekujve” ku larmia jetike e historisё ёshtё mё shumё se njё fantazi romantike.Cdo gjё ngjan si njё kurorё. Brezat flasin e tregojnё me kujtime çdo gjё pёr ketё kurore kёnaqёsie e çlodhjeje dehёse. Ata tregojnё, secili nё mёnyrёn e vetё, legjenda e mite tё famshme prej largёsisё mijёvjecare tё jetёs nё kёto brigje shkёmbore me peizazhe tё freskёta tё maleve dhe ujёra tё pastёrta tё brigjeve. Ajo eshtё e bukur, e mrekullueshme, tamam si njё nuse e hijshme me mantelin e bardhё dhe syrin e kaltёr. Tё jesh ketu nё PRESPE buzё liqenit, vetja tё duket si Gjon Zaveri nё romanin-pyetje “PSE ?!” tё shkrimtarit tonё tё madh Sterjo Spasse, ndjehesh arkipelog origjinal nё vlerat e kulturёs turistike me njё ambjent tё qetё dhe mjaftё mahnitёs. Dhe them me fantazinё e imagjinatёs time krijuese: -“Prespa jonё mё ngjan pёrpara syve si njё mrekulli nga Zoti!”…Se bukuritё janё tё mahnitshme e tё magjishme njёkohёsisht si ajo vajza e re e shkrirё nё legjenda qё tashmё vertetё ёshtё njё nuse e shёndetshme qё mbush jetёn me fёmijё e gёzim. Prandaj rritet Prespa, prandaj kёndon e hedh valle!.
Kёtu nё PRESPE ka jehona tё largёta kujtimesh…Vijnё tё bukura edhe tani oshёtimat shpirtёrore tё ONIT dhe PIKTORIT nё shpellёn e nёndheshme. U bё zakon nё bregun e liqenit ku rrinte piktori nёpёr hajatet e kishave, nёpёr zgavrat e asketeve dhe guvat e Maligradit, pёrditё vajzat e nuset zbrisnin nё liqen e ai ulej buzё ishullit dhe vёrente se si ato qeshnin dhe kёndonin, se si ato mbushnin ujё dhe bёnin pёrpjet. Nga fshati bregu ishte larg dhe valёt zhurmonin…Nё mbremje dielli prirej lehtё dhe lёshonte pasqyrimet e veta tё fundit. Piktori mes imazhit tё fytyrёs sё gjallё e ёngjellore tё ONIT, i rrёmbyer nga kreshtat e shkumbёzuara tё liqenit plot ylbere e pasqyrёza, tha me vete : -“Ah, tё kisha mundёsinё ta hidhja nё dёrrasё borige ketё vegim tё jetёs !…”
PERLЁ ÇUDIE. . .
– “ Gjerdan i artё, perlё çudie
je ti, Liqeni im…
Me rrezёllime furfuritёse
tё ujrave,
nё pasqyrё tё zёrave
ndrit si vegim…
Mbushur me ёndrra,
brigjeve tё tua,
kristalet e bardha
nё valle lozonjare
duket sikur lozin pёr mua !…”
Valёt e liqenit nanurisin e lёkunden buzё bregut tё thyer dhe çdo valёz uji mё ngjan si njё “vegim jete”, si njё “rrёfimtar i vetmuar” qё tregon histori tё kaluara nga brengat e tij. Nё kёtё pёrfytyrim poetik nё brigjet e bukurisё vjen edhe njё valёz kaltёroshe, plot ylbere drite e pasqyrёza. Sa bukur!…Aty dallova qartё edhe fytyrёn time tё menduar, por edhe tё freskuar njёkohёsisht. Por, edhe njё peizazh tjetёr natyror i vendlindjes sime, mё tёrheq vemendjen….Nё malet e vargёzuara mbi fshatin ZAROSHKE, njё natyrё e artё mё ngjan si njё “shatarvan shkёmbor” ku piktori i pasionuar ka hapёsirё tё gjerё tё merrёt me mantelin e natyrёs, me njerёzit, me motin e mirё dhe jetёn e gjallё tё fshatit….Tej Kosornikut, hapet i tёrё bregu i thepisur qё vazhdon nё zallishtet e Rrallnikut e tё Osojёs, si njё pamje dalldisёse plot bukuri….Pastaj, njё ishull i vogёl, krejt shkёmbor, rreth 250 m larg nga bregu i liqenit, duket si njё “samar mushke mbi Prespё”, siç e ka cilёsuar kёtё pamje befasuese shkrimtari Sotir Andoni…Dhe si ёshtё ky ishull : – “ Anemban ujё, pёllumba tё egёr dhe gjarpёrinj tё shumtё; njё kumbull e egёr goditur nga rrufeja, lakuriq nate etj. Pra…njё guvё qё gjendet nёpёr kthinat e bufёve nёn pёrpёlitjet e lakuriqve tё natёs, rrethuar me shtigje shkёmbore, qё sjellin tё freskёt legjendёn e bukur mbi liqen dhe mbartin hijshёm ca tinguj zogjsh me jehona tё largeta kujtimesh”.
Ishulli ka gjatёsi rreth 800 m e gjerёsi 200 m dhe rrethohet nga shpate shumё tё pjerrta.Lartёsia mbi nivelin e detit arrin 900 m dhe shkёmbinjtё gёlqerorё tё ketij ishulli pёrbёjnё njё mbetje tё fundosjes sё madhe tё grabenit tё Prespёs. Nё ketё ishull ka bimё natyrore barishtore dhe shumё pak shkurre, shpella e zgavra karstike.Ishulli nuk ёshtё i banuar dhe ka vlera shkencore, kulturore fetare dhe turistike me rёndёsi lokale e kombetare…
Sheshi qё ndodhet nё kurorёn e Ishullit tё Maligradit ёshtё plot vlera arkeologjike.Aty ndodhen varreza prehistorike tё peridhёs sё bronxit e atё bizantine. Mes ketyre varreve janё gjetur stoli e sende tё tjera me vlera arkeologjike tё pasura…Njё ekspeditё shqiptaro-franceze po punon pёrgjatё rrёnojave tё kёtij Ishulli pёr tё zbuluar edhe mё shumё “gjurmё” prejhistorike nё forma mё identike…”.
Ishulli i Maligradit nё formёn e tij tё veçantё si njё copё kodёr e rёnё nga qielli nё liqen, mund tё vizitohet duke ndjekur intenerarin e rrugёs Korce- Zvezdё – Pustec. Prej bregut tё fshatit Pustec aty shkohet me varkё e mjete tё tjera lundrimi…
BRIGJET ME PEIZAZHE “MAGJIKE”!….
Kushdo qё udhёton pёr herё tё parё nё PRESPE nuk ka si tё mos ngelet i mahnitur. Tek i ngjitesh faqes sё malit, sytё ke dёshirё t’i mbash tej fushёs sё Korcёs e cila tashmё ka tё gjitha ngjyrat dhe panorama e stinёs sё blertё ёshtё mё tёrheqёsja… (Fusha e Korcёs, e gjerё si njё tablo vigane me tё gjitha ngjyrat !). Por, kur kalon qafёn e malit tё Ivanit, befasohesh nga njё pamje e papritur. Mes malesh, zbulohet pak nga pak, si nёn shaminё e rrёzuar tё vajzёs, syri i kaltёr i liqenit. E ndien nevojёn tё pushosh pak dhe tё shijosh ketё mrekulli tё natyrёs. Pamja qё ke pёrpara syve nuk tё le tё ecёsh. Tronditja para bukurive tё gёzon…Vjen njё cast, kur ngacmimi i kalon kufijtё e njё admiruesi kalimtar. Bluja e mbyllur e liqenit tё josh, sikurse edhe ai fshati i vogёl me emrin GORICE, mbi kodrёn e gjelbёruar dhe qё bashkё me shkёmbinjtё nё grykёn e Zaverit, formojnё njё peizazh tё bukur, nga ata qё dinte t’i shprehte me forcёn e penelit, vetёm Mio i madh…
GORICA E VOGЁL IA MERR, APO IA JEP BUKURINЁ LIQENIT?
Tё dyja ndodhin. Jo vetёm liqeni dhe fshati Goricё shkёmbejnё bukuritё, por edhe kodra me pemё e Belit, qё laget nё liqen, i shton shumё peizazhit. Fshati me shtёpi tё reja dhe “Kodra e Rinisё” tё ngjajnё se i japin dritё vetё liqenit…
Kohё mё parё, njё vizitor i huaj ka shkruar se Prespa ёshtё njё “xhevahir i rrallё nё Ballkan”. Tek kjo shprehje ёshtё pёrmbledhur gёzimi, tradita, bukuria e natyrёs, nje shtrirrje e tёrё e fshatit, si njё gjerdan nё vijёn e thyer tё bregut tё liqenit. Peizazhit tё bukur tё brigjeve tё Prespёs i ka kushtuar aq shumё rreshta dhe libra sidomos shkrimtari i madh STERJO SPASSE. Gjithmonё ai ruante njё rezervё nё shpirtin e tij krijues duke thёnё: – “Ka akoma pёr tё thёnё”…Tregojnё se shkrimtarin e takojnё njё ditё disa barinj dhe i thonё se lindjen e diellit e prisnin gjithmonё lart nё mal dhe, jo poshtё nё fshat. Atёhere Sterjo Spasse kishte udhёtuar tёrё natёn dhe mёngjezi e kishte zёnё nё majёn e Malit tё Thatё, mbi 2000 m lartёsi nga niveli i detit. Sic e pёrshkruan ai vetё, gjithcka ishte befasuese…Kupa e liqenit ngjante e tёra me njё diell. Njё bukuri tronditese, pёr tё cilёn shkrimtari i shquar kishte thёnё: – “Nuk ka letёrsi qё ta shprehё! …”
LIQENI I KALTЁRUAR NЁ FYTYRЁN E MREKULLUESHME TЁ PRESPЁS…
I qetё, si njё pasqyrё LIQENI I PRESPЁS mbretёron nё tё gjithё hapёsirёn. Brigjet e thyera e plot fllad krijojnё ngado kёngё adhurimi e hijeshie tё romancave poetike, njё turbullim tё kёndshёm tё ndjenjёs sё ripёrtёritjes sё bukurisё. Me ngjyrat e gjelbёruara tё tokёs dhe me hapёsirёn e yllёzuar, sidomos nё mbrёmje, ndjehet ёmbёlsisht nё zemёr kaltёrsia e qiellit pёrzier me brinjёt e vargёzuar tё maleve dhe kodrave tё buta…
Bukuria gjithmonё kёrkon jetёn, thyen heshtjen e madhe tё legjendave mijёvjecare qё mbulojnё luginat e mahnitshme dhe ujёrat e qeta buzё liqenit. Jo mё kotё poetja e largёt Jolanda Kodra e ka quajtur liqenin “Pasqyrё e kthjellёt e qiellit dritёplotё”! Nuk ka joshje mё tё madhe se ujёrat e ёmbla e tё qeta , qё tё marrin furishёm brenda nё atё gji.
Gjithçka si nё fillimin e njё ёndrre. Me kёngёn e zogjve e tё bilbilit pёrzihet thellё kjo dashuri e kthjelltёsi.
Pasqyrat e ujrave tё liqenit janё vezullime magjepsёse. Edhe peshqit lёvizin me shkathtёsi e hijeshi nё ketё hapёsirё ujore tё bukurisё sё rrallё…Ato janё bota e gjallё e liqenit, specie shumё e dobishme pёr ushqimin e njerёzve, qё ua dhuron pёrherё liqeni…Ka disa legjenda mbi natyrёn e magjishme tё liqenit tё Prespёs. Shumё gojёdhёna interesante flasin mbi mёnyrёn e krijimit tё kёtij liqeni 3 – 4 milion vjet pёrpara. Por, njerёn nga legjendat e shumta dhe tё bukura mund ta interpretojmё kёshtu, siç e ka treguar njё plakё i moçёm nga Prespa, Gure DUMA (i cili nuk jeton mё), por flet me librin e tij pёr Prespёn:
“Kёtu ku shtrihet liqeni, shtrihej njё qytet i madh. Njё ditё djali i mbretit, qё drejtonte qytetin, duke shёtitur nёpёr pyll takon njё zanё pylli shumё tё bukur, e cila quhej Nereida. Si nё çdo pёrrallё, djali i mbretit i kёrkoi dorёn pёr t’u martuar me tё. Nereida i thotё se do tё ndodhte njё fatkeqёsi e madhe. Djali i mbretit i verbuar nga dashuria, e merr Nereidёn, por menjёherё pas ceremonisё martesore bie njё shi i madh dhe pёrmbyt tёrё qytetin duke u krijuar kёshtu ky liqen. Tё gjithё banorёt u mbytёn nёpёr ujё…”
Dhe legjenda vazhdon mё vonё pёr lulet qё janё mbi ujёrat e liqenit tё Prespёs, se janё shpirtёrat e banorёve tё mbytur… Legjendat asnjёhёrё nuk janё provuar dhe nё kёtё rast ёshtё historia mijёvjeçare qё saktёson ngjarjet e ndodhitё. Mbi ujin e kulluar tё liqenit shquhen objekte nё njё thellёsi prej 20 m si nё fshatin Tuminec qё janё zbuluar rrёnoja tё vjetra dhe objekte tё lashta me natyrё arkeologjike dhe arkitekturore. Ndryshimet tektonike tё tokёs e tё ujit krijuan njё faunё tё larmishme qё vazhdon tё ekzistoj edhe sot nё format mё tё lashta tё saj dhe bimёsia i ka lёnё vendin musluqeve tipike tё liqenit…
Si njё liqen i pastёr nё njё regjion tё bukur natyror, me prioritet zhvillimin agroturistik, brigjet e tij pёrmbledhin nё njё “nyje bukurish” romantike e dashurore, gryka tё vogla, shkёmbinj, lugina e monopate, shushurima pёrrenjsh, thellёsira ujёrash dhe peshq. Nё kёtё panoramё piktoreske, rrezaton me ngjyra tё gjalla horizonti i hapur i liqenit, pastaj mbi tё lartёsohen malet…Kjo ёshtё njё mrekulli mё vete! Liqeni i Prespёs ёshtё njё masiv i tёrё ujor i pandarё nё shtrirjen e tij nё tre shtete. Vetёm midis Shqipёrisё dhe Greqisё ndahet 43 Km2 sipёrfaqe liqenore, kurse 174 Km2 i takon Maqedonisё…Janё kryer studime tё shumta qё nga viti 1900 e nё vazhdim. Nё mjaftё raste tё hulumtimeve shkencore janё prezantuar ide praktike dhe natyrore me interes social dhe ekonomik pёr trajtimin e liqenit si njё vlerё ekologjike tё vecantё ndёr sipёrfaqet ujore e natyrore nё Evropё. Projekti i ruajtjes sё biodiversitetit nё Zonёn Ohёr dhe Prespё, ёshtё njё nga me tipiket nё mbrojtjen e natyrёs dhe komplekseve ujore nё Gadishullin Ballkanik. Liqeni i Prespёs paraqet pёrpara studjuesve, shkencёtarёve dhe artistёve njё individualitet jetёsor tё spikatur pёr nga origjina e formimit dhe regjimit hidrologjik me vlera rekretive. Ky liqen tashmё ёshtё vlerёsuar si zonё shpendёsh tё rёndёsishme pёr Evropёn dhe si njё vlerё mbijetese e mbrojtjeje pёr lloje tё kёrcёnuara si pelikani kacurel dhe karabullaku…
PRESPA me natyrёn dhe liqenin ёshtё shpallur “Park Kombёtar” si njё vazhdim i natyrshёm i Parkut Kombёtar tё Galiçiçёs nё anёn maqedonase dhe atij tё Prespёs nё pjesёn greke. Kёshtu sigurohet mbrojtja tёrёsore e kёtij liqeni dhe ripёrtёrihet shumёllojshmёria bimore e shtazore…
Freskia dhe ajri i pastёr i Prespёs sё bukur, ndjehet edhe nё thirrjet fёminore tё Bubulinos, personazh i kendshёm i shkrimtarit Viron Kona, qё shijon bukuri tё rrallё e tё magjishme tё tokёs e tё qiellit…(Eh, more Bubulino, qёnke drithёruar nga kёnaqёsia nё rёrёn e nxehtё dhe ujin e kaltёr tё liqenit tё Prespёs.)
Natyrё e virgjёr dhe njё histori bukurish, qё zhytet deri nё thellёsi tё kohёs sё legjendave, klimё e freskёt e banorё mikёpritёs, kuzhina origjinale dhe e mrekullueshme e peshkut me verёn e kuqe tradicionale, janё ato vlera shpirtёrore e njerёzore, qё ofron kjo Zonё turistike buzё liqenit tё Prespёs…Simfonia e kёsaj natyre tё bukur, me gjire dhe ishuj tё bukur nё liqen, ёshtё vezullimi i ujit dhe peizazhi i kristaltё, ndaj gjithmonё ato mbeten njё mahnitje tronditёse ne shpirtё me peizazhin e syrit tё kaltёr:
“Sypёrrallor pёrpara meje,
ngjan peizazhi i liqenit tim.
Ka brenda tij qindra legjenda,
dashuri hyjnore dhe hёnёz mbi gjethe….
E “BUKURA E LIQENIT”,- NJЁ DASHURI HYJNORE DHE E PЁRJETSHME…
Me njё larmi peizazhesh gjeografikё buzё liqenit, me sfondin e ashpёr tё maleve si edhe me njё diversitet tё madh biologjik nё regjionin e larmishёm tё ekosistemeve komplekse tё mjedisit, PRESPA krijon njё pamje tё artё me brigje, lugina, lёndina, gjire e ujёdhesa, me hone tё thepisura e gjelbёrime tё pёrhershme, me djepe monumentesh mesjetare etj, Eshtё si njё dyqan lulesh natyrore, qё tё tёrheq vemёndjen dhe nuk tё lejon tё largohesh kollaj…Nё fshatin Gllomboç,buzё atij gjiri tё vogёl, tё kaltёr e tё pёrjetshёm, pasqyrohet shtёpia, fёmijёria dhe rinia e shkrimtarit Sterjo Spasse. Rruga e tij 75 vjecare prej njeriu, mёsuesi e krijuesi tё palodhur pas tokёs, historisё, kulturёs dhe jetёs shqiptare, e bёri atё njё aktor tё madh tё skenёs njerёzore nё roman. Tё gjithё personazheve tё veprёs sё tij si: “Pse ?!”, “Ata nuk ishin vetёm”, “Buzё Liqenit”,“Pishtarё”etj, i dha njё shkёlqim qё rrallё e pёrfiton emocioni i krijimtarisё. Pёr mё tepёr ai meriton emrin e njё avokati mbi historinё shqiptare nё tёrёsi dhe atё ballkanike nё vecanti. I tёrё gjiri i bukur e i kaltёr i Prespёs sonё, nanuris si njё kujtim i bardhё pёr ketё njeri tё madh me njё jetё fisnike tё pazakontё nё mjedisin e madh njerёzor e cila e pati zanafillёn mbresёlёnёse buzё liqenit tё Prespёs…
Ashtu siç pati shpresuar e admiruar shkrimtari ynё i madh, erdhi koha tё flasim mё shumё e me krenari, qё rrjedh nga njё bukuri gjigande nё ujёrat e liqenit dhe rrugёn piktoreske rrёzё maleve. Prespa do tё bёhet shumё shpejt njё qendёr e madhe rajonale nё Integrimin Ballkanik dhe Evropian. Me ngritjen e shumё ndёrtimeve komplekse turistike, tё shёrbimeve dhe tregёtisё, do tё krijohet edhe njё peizazh i ri qё nuk e kemi vёshtruar deri tani. Bizmesmenёt vijnё dhe investojnё nё Prespё, sepse kёtu vendosen nё njё hapёsirё tё pёlqyer natyrore me perespektivё zhvillimi ekonomik dhe social, nё njё vend qё pёrbёn “nyje lidhjeje” me koridorin e rrugёs Korcё – Bitolё, qё fillon nga Qafa e Zvezdёs nё malin Ivan deri nё kufi me Maqedoninё tek Dogana e Goricёs. Ajo kalon pёrmes kodrinave tё buta, ndёr fushave tё vogla dhe luginave tё bukura, midis qafash malore piktoreske dhe buzё liqenit ku tё magjeps natyra dhe bukuria e peizazhit….Lokalet e njohura nё fshatin Zaroshkё tё Sandi Sekulla, Spiro Koruni e Ilo Todori apo dhe mjedisi“ Aleksandёr” nё Liqenas , Vasil Nikolla nё Goricё tё Vogёl e Vasil Mitre nё Gllomboç etj per servirjen e tavёs sё krapit me kanёn e verёs sё kuqe, flasin bukur pёr ndёrthurrjen armonike tё traditёs vendase me sistemin e ri tё vilave qё zbukurojnё mjedisin e fshatit.
Bashkё me malet e vargёzuara mbi fshatin ZAROSHKE, njё natyrё e virgjёr ngjan si njё “ballkon bukurie”, nga ku liqeni duket i tёri si njё “diamant” i çmuar me reflektimet ujore dhe ndёrtimet e bukura ngjajnё si valёza kaltёroshe plot nuanca drite nga liqeni. Nё ketё mjedis ndjehesh vertetё i kёnaqur dhe i freskuar, ngazёllehesh nё njё dashuri tё pёrjetshme pёr vendin, natyrёn dhe liqenin. Banorёt e Prespёs i ruajnё nё kujtesё fjalёt e Dr. Lek Gjiknuri ditёn qё Zona u shpall “Park Kombёtar”: – “Ruajeni kёtё pasuri, ёshtё e juaja. Ju po lёshoni sinjalin qё po dёgjohet nё botё se shqiptarёt po kujdesen vetё pёr mjedisin e tyre…”. Thirrje e kujdesёsshme qё prek traditёn dhe ndёrgjegjёson tё ardhmen e brezave. Se parqet kombetare gjithmonё pёrfaqёsojnё njё model dhe frymёzim nё mbrojtjen e trashёgimisё natyrore. Nё vitin 1930 dy antropologё amerikanё duke i cilёsuar pyjet tona nё Prespe si njё “thesar” tё paçmuar qё ka natyra e Goricёs, do tё shpreheshin me adhurim tё veçantё nё ditarёt e shёnimeve studimore se – “Le tё ndodheshin kёto pyje nё ndonjё vend tjetёr tё Evropёs dhe e shikoje seç do tё bёhej me to…Ato janё art i gjallё e panoramё e pazёvendёsueshme…”. Duke kujtuar kёtё vlerёsim me shumё patriotizёm mbetemi nё qendёr tё bukurisё me njё shkёlqim vezullues qё PRESPA veçse e rrit nё relievin e saj mahnitёs ku mali dhe liqeni pёrqafohen fort nё njё dashuri hyjnore gjithnjё e mё tё bukur, pёrzier me ritmet qetёsuese dhe paqen e kёngёs sё zogjve cicёrues…
Prespa ёshtё njё hapёsirё e mrekullueshme ku peizazhi u jep dhe merr nga njerёzit shpirtin artistik. Ajo ёshtё legjendё e bukurisё, fantazi magjike nё pelerinёn e historisё mijёvjeçare dhe gjithnjё e bukur dhe e virgjёr si njё nuse fustanellёbardhё qё prêt pёrflakjen…Ёshtё njё zemёr e dashur toke qё josh e frymёzon. Ndaj ky “yll i kёngёs” nuk mungon asnjёherё nё sytё e shpirtit me thirrje dashurie:
“Yll me dritё prej natyre
Yll me ylbere bukurie
Yll me kёngё lumturie
Kёshtu je pёr sytё e shpirtit
Yll me thirrje dashurie!…
——————————
“Ti pik’ loti e trazuar
Kurrё njёherё s’mё ke lёnduar
Shpirtin tim ke zbukuruar
Tek ty nё flakё qiellore …
Gjithmonё kam flatёruar!…
HISTORIA
Zhvillime historike nga koha e Bronxit dhe Neolitit tё vonё…
Sipas pёrshkrimeve tё disa historianёve, ky regjion ёshtё banuar qysh nё periudhёn e Bronzit…Prespa ёshtё njё zonё e pasur historike me tё tilla vende si : ishulli i neolitit ( 7000 vjet p.e.n.) nё afёrsi tё fshatit Tuminec (Bezmisht); vendi nёnujor nё Staro Sello nga koha e bronxit pranё Tuminecit; rruga romake ( shek. 2 p.e.s), qё lidhte fshatin Goricё tё Vogёl me vendin e kodrёs “Nabeli”; muri i Aleksandrit tё madh – maqedonas, i cili gjendet nё kalimin yll; kisha – shpellё e epokёs sё Bizantit dhe Pas-Bizantit (shek. 12, 13, 14, 15, ) etj. Nё Prespё ka lindur dhe shkrimtari i shquar shqiptar me origjinё maqedonase STERJO SPASSE, vepra e tё cilit ёshtё botuar e pёrkthyer nё shumё gjuhё tё botёs dhe mbetet shkrimtari më i shquar i letërsisë shqiptare ndër penat e traditës.
Nё Prespё ka shumё kisha dhe njё manastir nga periudha tё ndryshme historike, por kisha mё te famshme janё ato tё shpellave nga periudha bizantine dhe pas-bizantine, qё ndodhen nё brigjet e Liqenit tё Prespёs… Nё vitin 1930 Eftim Zizo nga fshati Gllomboç duke hapur njё grop gjeti dy skelete njerёzish dhe pranё tyre disa sende bronzi si gota, gjerdanё, vath etj. Gjithashtu nё vitin 1965 Petro Male nga fshati Gllomboç duke hapur njё gropё pёr gёlqere hapi njё varё me skeletin e njё nuseje tё re me gjerdan nё gushё, me vath dhe byrzylik nё dorё…Si kёto gjetje origjinale ka edhe gёrmime tё tjera arkeologjike qё dёshmojnё se Prespa ёshtё njё vendbanim i lashtё, me histori mijёvjecare prej mjegullёs sё kohrave…
Karakteristikё unike ёshtё se tё gjithё fshatrat e Prespёs janё shpёrngulur nga vendbanimi i vjeter nё vend tjetёr dhe nuk dihen arsyet e kёtyre zhvendosjeve apo ringritjeve nga e para. Fshati TUMINEC ёshtё vendosur 1km larg fshatit tё vjetёr, ku edhe sot duken gёrmadhat dhe muret e rёzuara tё shtёpive tё vjetra. Asnjeri nuk di kur dhe pse ndodhi kjo zhvendosje e fshatit. Nё anё tё fshatit tё vjetёr ndodhet njё gur i shёnuar ku ka njё pllakat me mbishkrimin e datёs 9 Shtator tё vitit 800.Pas kёsaj pllakate te shkruar ndodhet manastiri “Shёn Marena”. Pak mё tutje gjendet njё shpellё e madhe nё tё cilёn janё ndёrtuar tre kisha njera mbi tjetrёn nё hapёsirёn e shpellёs. Por nё vitin 1967, kur regjimi komunist shembi kishat dhe xhamitё, dikush nga komunistёt e fshatit e theu kёtё pllakatё dhe fshiu datёn e shkruar nё tё.
Fshati GLLOBOÇENI ishte mё parё nё vendin ku sot ёshtё kisha mё e vjetёr e tij. Kёtё e tregon dhe vetё vendndodhja e kishёs e cila ndёrtohej gjithmonё mbi fshat. Nuk ka “gjurmё” nga fshati i vjetёr, pasi atёhere shtёpitё ishin tё thurura me shkopinj bredhi e foje…Mendohet se fshati Gllomboç, duke qёnё buzё liqenit, ёshtё shpёrngulur pasi kanё vёrshuar ujёrat e liqenit dhe kanё pёrmbytur shtёpitё e thurura me porteka…Ky ёshtё i vetmi version shpjegues dhe bindёs nga tё parёt.
Fshati SHULIN me siguri dihet dhe shikohet edhe sot se dikur ka qёnё nё vendin e vjetёr qё quhet “Lёndina e Shulinit” (Shulinska ledina). Gjithashtu kisha dhe varrezat janё njё dёshmi tjetёr e ekzistencёs sё fshatit tё vjetёr nё ketё vend. Edhe ky fshat ёshtё shpёrngulur, pasi ka qёnё buzё rrugёs nacionale dhe ёshtё sulmuar shpeshёherё nga ushtri tё huaja qё i kanё sjell invazione banorёve. Prandaj dhe banorёt e kёtij fshati u shpёrngulёn mbi kodёr, qё ishte plot me drurё dushku dhe larg rrugёs. Vetёm kёshtu banorёt gjetёn “qetёsi” dhe shpёtim nga armёt dhe ushtritё e huaja…Vetё pozicioni i fshatit, futur thellё mbi kodёr, nёpёr pllaja tё sheshta e shpate shkёmbore, e tregon qartё instiktin e mbrojtjes dhe tё fshehjes nga rreziku i bёmave tё kёqia…
Fshati PUSTEC, dikur ishte nё vendin e quajtur “fshati i vjetёr” (staro sello). Ai ёshtё tani 2 Km larg vendit tё mёparshёm, nё anёn veriperёndimore tё tij. Pёr fshatin Pustec (Liqenas) tregohet se nё kohёt e vjetra ёshtё djegur totalisht dhe janё vrarё e zhdukur banorёt. Vendi mbeti i zymtё, i shkretё, nga ku morri emrin dhe fshati PUSTEC (vend i shkretë, pusto). Pas njё kohe, njё nga banorёt e mbijetuar u kthye nё ketё fshat dhe filloi jetesёn e re nё vend tjetёr. Gjithashtu erdhёn ketu edhe disa banorё nga fshati Diellas. Nuk dihet si quhej fshati, por nga fshati i vjetёr ka mbetur sot vetёm kisha buzё bregut tё liqenit…
Fshati ZRNOSKO gjithashtu ёshtё shpёrngulur nga vendi i vjetёr. Nё kohёt e hershme fshati ndodhej nё vendin e quajtur “Rrallnik” buzё liqenit, rrёzё malit tё Osojёs…Ketё e tregon dhe kisha qё ndodhet ende nё ketё vend si edhe mulliri me ujё aty afёr. Nё kёtё fshat rreth viteve 1018 ka jetuar njё kolonel lufte i quajtur IVAN dhe nё bazё tё kёtij emri mali qё ёshtё aty pёrball e mori emrin e tij , “mali Ivan” . Shkaqet e shpёrnguljes sё fshatit nga vendi i vjetёr nuk dihen ende sot. Thuhet se ai ёshtё zhvendosur nga vёrshimi i madh i ujёrave tё liqenit mbi shtёpitё e banorёve, qё mё sё shumti ishin tё thurura me porteka dhe baltё.
Po ashtu zhvendosje nga vendi i mёparshёm kanё edhe fshatrat Leska, Goricё e Vogёl, Cerje etj dhe befasojnё sot me vendndodhjen e re plot pamje e bukuri. Gojёdhёnat e shumta i veshin me “mister”, por edhe e plotёsojnё domethёnien e toponimeve qё mbajnё.
HISTORIA E ZHVILLIMIT TË PRESPËS GJATË NJË SHEKULLI. (Sintezë kronologjike)
Periudha historike! Zhvillimet kryesore dhe ngjarjet historike të Zones
1912 – 1914 2. Filloi Lufta I Botërore dhe u largua nga Ballkani ushtria osmane, pas një sundimi të gjatë. Prespa përfshihet në lëvizjet patriotike kombëtare.
1917 – 1918 3. Pas Luftës I Botërore Zona e Prespes me 9 fshatrat e saj kalon nën sundimin e qeverisë Greke.
1924 – 1925 4. Përfundoi përcaktimi i kufijve për hapësirën e fshatrave të Prespës. Nga muaji Tetor 1924 PRESPA kalon nën qeverisjen shqiptare dhe shkëputet përfundimisht nga sundimi jugosllav dhe grek. Në këtë kohë u përcaktuan përfundimisht dhe kufijtë ndërmjet Shqipërisë – Greqisë dhe Jugosllavisë. (Kufiri i sotëm, që ndahet nga liqenit dhe toka)
1 9 3 3 5. U bë eksodi i dhimshëm i goricarëve nga vendlindja e tyre Fshati Goricë. 75 familje me 600 frymë u shpërngulën në Maqedoni si rezultat i masave të rrepta të shtetit shqiptar të Zogut ndaj fshatarëve që luftonin për tokën dhe malin zogist për taksat. Në ketë kohë u shënua dhe historia “Rezistenca e Goricarëve”, që është përshkruar nga shkrimtari Sterjo Spasse në romanin “Ata nuk ishin vetëm”(1952 ).
1935 – 1936 6. Bëhet shpërngulja e banorëve nga fshatrat SHULIN dhe GLLOMBOC për në GORICEN e boshatisur. Dominonin fiset: Grazhdani, Ristovci, Korevci e Necovci. Ky është popullimi i dytë i Goricës pas ardhjeve të disa fiseve nga Maqedonia.
1945 – 1946 7. Filloi zbatimi i Reformës Agrare dhe Pushteti Vendor u organizua në Lokalitete. Kryetari i parë i “Lokalitetit Pustec” ishte TANCE KOLEVSKI për të të 9 fshatrat. Pastaj më vonë u zgjodhën LLAZO GRAZHDANI dhe STERJO MALEVSKI.
1946 – 1947 8.Ndodhi largimi i dytë masiv i popullsisë së Zonës si pasojë e politikës së ndjekur nga Koci Xoxe pro jugosllavisë. Shënohen të larguara 70 familje me 480 frymë nëpër 8 rrethe të vendit, kryesisht në Korcë, Tiranë, Pogradec, Sarandë, Elbasan, Librazhd etj.
1947 – 1957 9.Në Prespë filloi procesi i kolektivizimit dhe i krijimit të kooperativave bujqësore. Ky proces vazhdoi deri në vitin 1957, kur sistemi kooperativist u ngrit ne gjithë Krahinën si vijon:
Pusteci (1947) me kryetar Stefan Jono
2. Cerje (1949) me kryetar Kristo Sterjo
3. Zaroshke (1955) me kryetar Risto Andoni
4. Gorice Vogel (1956) me kryetar Vangjel Shumka
5. Gorice Madhe (1957) me kryetar Gjerman Grazhdani
6. Diellas (Shulin) (1957) me kryetar Qiro Kitani
7. Lajthizë (1957) me kryetar Mitre Stojani.
1948 – 1950 10. U bë organizimi i Peshkimit në liqenin e Prespës në një ndermarrje më vete me drejtor Skender Gjini për 35 vjet me radhë, e më vonë Vladimir Gambeta, që dha një kontribut në zhvillimin e peshkimit në Prespë. Gjuetia kryesore është ajo e cironkës, e cila në mënyrë tradicionale trajtohet e përpunuar me kripë dhe e tharë në voza druri duke shërbyer si ushqim bazë për Zonën, Korcën dhe tërë rajonin në periudhën e dimrit.
1 9 6 7 11. Fshatrat Goricë e Vogël, Goricë e Madhe, Bezmisht (Tuminec) dhe Gllomboc bashkohen në një kooperativë të vetme me territore unike me kryetar QIRO KITANI nga fshati Gorice e Vogel.
1 9 7 1 12. Bëhet unifikimi i tërë Zonës së Prespës në një Kooperativë të Bashkuar me përfshirjen e 9 fshatrave me Kryetar SPASE KOLAMCE nga fshati Pustec.
1 9 8 8 13. Kooperativa e Bashkuar me drejtim blektoral e Liqenasit ( Pustecit) u nda në dy ekonomi më vete: LIQENAS ( Pustec)me Kryetar IVAN TRAJKO dhe GORICE me Kryetar PANDI ANDONI.
1 9 9 1 14. Shembet sistemi kooperativist dhe filloi aktiviteti privat i ekonomive individuale te fshatit me tokën e ndarë në pronësi të fshatarëve sipas Ligjit Nr.7501 datë 19.07.1991 “ Për Tokën”.
1 9 9 4 15. Në muajin Dhjetor 1994 rënia e nivelit të ujrave të Liqenit të Prespës shkon në 3.52 m në krahasim me nivelin mesatar shumëvjecar. Kjo situatë dha alarmin për mbrojtjen, pastrimin dhe ripërteritjen e brigjeve të liqenit.
1 9 9 9 16. Me VKM Nr.80 Date 18.02.1999, PRESPA shpallet “Park Kombetar” me një kompleks elementësh Bio si pyjet, fauna, flora dhe liqeni, duke bërë integrimin e kësaj bukurie natyrore në ekosistemet e mëdha Rajonale dhe Ndërkombëtare me vlera unikale të biodiversitetit.
TREGUES HISTORIK TE ZONES:
Shumë prej familjeve të Zonës së Prespës ishin të medha me 25–30 anetarë. Vetëm familja e Spase Niço nga Gllomboçi përbëhej nga 40 veta. Arsyeja e kësaj bashkëjetese të gjerë familjare ka qënë territori malor, toka e rendë e jo pjellore dhe tregu i largët. Pra, Prespa ka qënë një vend i mbyllur nga të gjitha anët dhe nën sundimin e të huajve. Prandaj dhe zakonet e prapambetura të kohës kanë qënë mbizotëruese dhe civilizimi i jetës kishte një kontrast të madh.
Shkolla e parë shqipe është hapur në pranverën e vitit 1925 në fshatin Goricë dhe pastaj në fshatrat e tjerë si në Cerje më 1932, në Pustec më 1933; në vitin 1935 në fshatin Shulin (Diellas) u hap per herë të parë shkolla në gjuhën shqipe me mësues Dhimiter Tola nga Mokra (Pogradec) dhe pas tij mësuesi Vangjel nga Korça; në Tuminec (Bezmisht) më 1937 dhe në Lajthizë më 1956 etj.
Në Dhjetor 1944 çelet edhe shkolla në gjuhën maqedonase ku mësuesit kanë qënë nga Resnja, Bitola dhe Ohri të Maqedonisë. Gjate kësaj periudhe në të 9 fshatrat e Zonës asnjë nuk kishte kryer më tepër se 4 klasë fillore.
Plejada e pare e mësuesve që ka dhënë mësim ndër vite në Zonën e Prespës, duke filluar nga Gorica e Madhe përbëhet nga: Nikolla Berovski, Boriz Male, Llazo Plloca, Boriz Stojani, Ilo Argjiri, Vasil Jovani, Todor Kolevski, Metodi Male, Andon Shkëmbi, Lefter Mazemkovski, Spiro Thanasi, Zhivjanka Thanasi, Vasilika Stavrevska, Trajanka Jano, Llazo Pejkovski, Vangjel Baçe, Pando Xhavo, Sotir Sotiri etj.
Në Zonën e Prespës janë shënuar disa largime masive të banorëve gjatë të cilave janë larguar rreth 185 familje me 1220 frymë. Më të ndjeshme këto largime janë:
Periudha Familje Fryme Arsyet
1 9 3 3 75 600 debimi me force i Goricarëve
——————————–
1946 – 1947 70 480 larguar ne 18 rrethe te vendit (Korce, Tirane
Nga politika e Koci Xoxes Pogradec, Librazhd, Sarande)
——————————————————–
1990 – 1991 40 140 larguar ne Maqedoni e Greqi
Si refugjate ekonomik
T O T A L I: 185 1220 te ndryshme
Mosha mesatare e martesës është 18 – 22 vjeç për femrat dhe 23 – 25 vjeç për meshkujt. Në vitin 1932 kjo moshë ka qënë mesatarisht në kufijtë 13 – 15 vjeç. (Ndërsa në shkallë vendi sot martesat rezultojnë 27 – 29 vjeç për meshkujt dhe 22-24 vjeç për femrat).
Në kuadrin e problemeve demografike evidentohet fakti se nuk ka ardhje familjesh nga jashtë Zonës. Kurse ekziston vetëm ardhja e vajzave nëpërmjet martesave me djem të fshatrave të Prespës, gjë që forcon lidhjet e Zonës me pjesë të tjera të vendit.
Gjatë periudhës së viteve 1905 – 1940 çdo familje kishte një pjestar në kurbet, sidomos në Amerikë e Australi. Vajtja në kurbet u bë një dukuri masive në atë kohë dhe tepër normale. Aq e shpeshtë u bë kjo dukuri sa vetë fshatarët filluan të thonë: “Po amerikanizohen prespjotët!”. Disa kurbetlinj nuk janë kthyer më pranë familjeve të tyre.
Shërbimi shëndetësor në fshatra ka ekzistuar në mënyrë të vazhdueshme qysh nga viti 1946. Infermjeri më i dëgjuar e më popullor ka qënë Vangjel Vangjelofski nga fshati Pustec ose “Briçko” siç i thoshin shpesh fshatarët. Një traditë pune mjekësore kanë krijuar edhe Stiljan Donevski në Goricë të Madhe (1946 – 1970),Lubica Todori në fshatin Zaroshkë, Olimbi Sotiri në fshatin Cerje, Lubica Kitani në fshatin Lajthizë, Fotia Duma (Josifi) në Gllomboç etj.
Prespa si regjion bujqësor përballet shpesh me vështirësitë e natyrës dhe punon për të mbijetuar në keto hapësira të mrekullueshme buzë liqenit.
Fondi i tokës gjithsej është 1.459 Ha nga i cili 1295 Ha tokë arë, 82 Ha Pemtari, 28 Ha vreshta dhe 54 Ha Livadhe e kullota. 58 % e sipërfaqes bujqësore është tokë e rëndë me vendndodhje kodrinore-malore. Madhësia e ekonomisë private arrin në 2.2 Ha tokë dhe 53 % e familjeve e punojnë tokën me krahë, 27% e punojnë me mekanikë dhe 20 % e punojnë me kafshë.
Gjatë vitit kultivohen 4 –6 kultura ku më kryesore janë gruri, misri, patatja, fasulja dhe jonxha. Drithrat e bukës zenë 51 % e sipërfaqes së tokës arë ose 660 Ha dhe patatja e fasulja janë të pranishme në rreth 88% të ekonomive fshatare, si produkte më të konsumueshme.