Sterjovski në Bruksel: I njoha bashkëbiseduesit me pozitën e maqedonasve në Shqipëri

Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europiane, AMIE, Vasil Sterjovski, i cili kryeson delegacionin e partisë, vazhdon me takimet në Bruksel, ku bashkëbiseduesit i njofton me pozitën dhe problemet e maqedonasve në Shqipëri.

I fundit nga takimet e shumta është ai me Karmen Smith, anëtaren më të re të Dhomës së Lordëve në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

– Ndihem vërtet i privilegjuar që pata mundësinë të kem një takim të këndshëm në Bruksel me Karmen Smith, anëtaren më të re të Dhomës së Lordëve të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Ky takim më mundësoi ta njoh atë me situatën e maqedonasve në Shqipëri.

Gjithashtu folëm për mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen maqedonasit nga Republika e Shqipërisë që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për aspektet e ndryshme që lidhen me integrimin e tyre, shkruan ai në një postim në Facebook.

Me gëzim të madh, shton ai, pranova ftesën e Karmen Smith për të vizituar Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe për të vazhduar bashkëpunimin tonë.

Në Bruksel pata nderin të takohem me eurodeputetin Jordi Sole, një luftëtar i vendosur për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve në Parlamentin Evropian. Shfrytëzova rastin për ta informuar për pozitën e komunitetit maqedonas në Shqipëri. Bisedime të sinqerta, takim produktiv, ka shkruar Sterjovski.

Ai më parë u takua me presidenten e Aleancës së Lirë Evropiane, EFA, Lorena López de Lacal, ku AMIE u pranua njëzëri si anëtare me të drejta të plota në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur më 7 të këtij muaji, si dhe me eurodeputetin Fransoa Alfonsi dhe eurodeputeten Ana Miranda.

©Makedonium