Kolefski: Pusteci po përgatitet për vendosjen e bustit të Goce Dellçevit

Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ka mbështetur kërkesën e parties Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europiane (AMIE) për vendosjen e bustit të Goce Dellçevit në qendër të Pustecit, njoftoi MIA.

Sipas Kolefskit, në organizimin e këtij manifestimi aktivisht janë përfshirë edhe pushteti lokal së bashku me Këshillin e Bashkisë.

– Goce Dellçev është një figurë që zë vend qendror në kujtesën kolektive të maqedonasve në bashkinë tonë. Vendosja e bustit të tij në sheshin që mban emrin e tij është jo vetëm shenjë respekti, por edhe kujtim i idealeve dhe trashëgimisë së tij – tha kryetari Kolefski.

Ai shtoi se po merren të gjitha masat e nevojshme ligjore për vendosjen e bustit sipas procedurës dhe afatit kohor të kërkuar.

Vendosja e bustit do të bëhet në një ceremoni që do të organizohet më 4 maj 2024, me rastin e 121 vjetorit të vrasjes së Goce Dellçevit.

– Këshilli i Bashkisë Pustec tashmë i ka dhënë mbështetje unanime nismës dhe kërkesës së AMIE-së për vendosjen e bustit. Iniciativa është hedhur në dëgjim publik dhe pritet që këshilltarët të marrin vendim në fund të muajit të ardhshëm – thekson ai.

Autori i bustit është Zoran Toshevski dhe është donacion nga AMIE.

Në vitin 2008, Këshilli i Komunës Pustec mori një vendim unanim, me të cilin sheshi në Pustec mori emrin “Goce Dellçev”, dhe vendosja e këtij busti, sipas iniciatorit, do të jetë një shtesë e rëndësishme për komunitetin dhe do të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit maqedonas në rajon.

©Makedonium