Sot, në moshën 78 vjeçare, në Tiranë ka vdekur Fote Nikolla – veprimtar i shquar maqedonas dhe aktivist për të drejtat e maqedonasve në Shqipëri.
Fote Nikolla lindi më 4 mars 1946 në fshatin Shulin të zonës së Prespës. Ai ishte redaktor i programit në gjuhën maqedonase në Radio “Korça” që nga fillimi i tij në vitin 1991.
Nga viti 2005 deri në vitin 2014, Fote ishte anëtar i Komitetit të minoriteteve pranë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, duke përfaqësuar komunitetin maqedonas. Ai ishte autor i disa teksteve shkollore në gjuhën maqedonase për nxënësit maqedonas në Shqipëri.
Fote është autor edhe i librit “Krijues letrarë nga minoriteti maqedonas në Shqipëri”, botuar në maqedonisht dhe shqip. Ai ishte gjithashtu përgjegjës për botimin e versionit të ribotuar të fjalorit shqip-maqedonisht të Nikolla Berovskit dhe shkroi artikuj të shumtë për pozitën, arsimin, folklorin dhe traditat e maqedonasve në Shqipëri.
Ishte anëtar i Këshillit Drejtues të partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian (AMIE) dhe këshilltar nderi i misionit diplomatik për paqe dhe prosperitet në Tiranë. Fote Nikolla dha një kontribut të madh në avancimin e të drejtave të maqedonasve në Shqipëri.
Varrimi i Fote Nikollës do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e Korçës. Angazhimi i tij për përmirësimin e jetës së komunitetit maqedonas në Shqipëri do të vazhdojë të jetojë në zemrat e atyre që e njohën dhe e donin.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.
©Makedonium