215 mijë euro për pasaportë bullgare dhe aksionet në Turqi/ Policia arrestoi mashtruesin në Tiranë

Policia arestoi punonjësin e bankës në Tiranë pasi i morri 215 mijë euro një qytetari për paisjen me pasaportë bullgare dhe aksione në një kompani në Turqi.

Punonjës i një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, u arrestua nga policia, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 215 mijë euro. Shumën e konsiderueshme të parave, sipas policisë, i arrestuari ia ka marrë një 26-vjeçari.

Punonjësi i një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, u arrestua nga policia, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 215 mijë euro. Gjatë operacionit të koduar “Transporter” policia i sekuestroi 38-vjeçarit, 108 mijë euro.

Shumën e konsiderueshme të parave, sipas policisë, i arrestuari ia ka marrë një 26-vjeçari, me pretekstin se do t’i siguronte nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

26 vjeçari ia kishte dhënë paratë punonjësit të bankës rreth 8 muaj më parë, të ardhura nga bizneset e tij dhe të familjes me premtimin e pasaportës bullgare dhe aksioneve, pasi kishte synim që të zgjerohej në biznes edhe jashtë.

Muajt e fundit, policia kishte plot punë me biznesin e pasaportave bullgare dhe arrestoi disa persona që kishin marrë me mashtrim dhjetëra mijëra euro për një pasaportë bullgare. Gjithashtu, në dhjetor 2023, policia arrestoi tre punonjës në Bashkinë Bulqizë të cilët për para lëshonin vërtetime false për origjinë bullgare për marrjen e nënshtetësisë bullgare.

©Makedonium