Filloi bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Në kuadër të detyrave programore të ambasadës maqedonase, në fushën e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë, Ambasadori i Maqedonisë në Tiranë, Danço Markovski, sot realizoi një takim pune me Prof. Dr. Ksanela Sotirofski, Rektore e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Gjatë bisedës u diskutuan mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Durrësit dhe Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, pas konsultimeve të mëparshme me administratën e rektorit.
Markovski theksoi rëndësinë e përfshirjes së dy universiteteve përmes kurrikulave të përbashkëta që do të jenë kompatibile dhe në thelb do t’i plotësojnë nevojat e tregut të punës, i cili është me interes themelor për studentët.

Veçanërisht u theksua interesimi për performancë të përbashkët të dy universiteteve para disa universiteteve evropiane me qëllim të ofrimit të programeve ndërkombëtare arsimore dhe projekteve trajnuese, të cilat do të ofrojnë mundësi maksimale për ndërtimin e përvojave ndërkombëtare të të mësuarit dhe sigurimin e njohjes së diplomave të dyfishta.

Rektorja Ksanela Sotirofski me origjinë nga fshati Cerje – zona e Prespës, përshëndeti hapjen e Lektoratit të gjuhës maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Univeristetin e Tiranës duke e vlerësuar atë si një hallkë të rëndësishme në edukimin e pakicës kombëtare maqedonase, por edhe më gjerë për të gjithë studentët e interesuar si kontribut për ndërtimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe kombeve.

Në takim u ra dakord që Ambasada maqedonase në Tiranë të ofrojë mësim praktik njëditor për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike dhe që ambasadori të mbajë një leksion për studentët dhe pedagogët e universitetit.

©Makedonium