MISIONI APOSTOLIK I MITROPOLITIT PETAR MIDIS MAQEDONASVE NË SHQIPËRI PËR RINGRITJEN E BESIMIT ORTODOKS

Pas rënies së regjimit diktatorial komunist në Shqipëri dhe hapjes së kufijve me Republikën e Maqedonisë, Mitropoliti i Prespës-Pelagonit Petar erdhi me mision për të futur besimin dhe për të ripërtërirë jetën fetare të maqedonasve në Shqipëri.

Në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar, Mitropoliti i Prespës-Pelagonit Petar kreu disa misione për ripërtëritjen e jetës kishtare të maqedonasve ortodoksë në Shqipëri në zonat e Prespës, Gollobordës dhe Vërnikut, për rindërtimin e kishave të shkatërruara, trajnimin e priftërinjve nga Prespë si dhe fillimin e veprimtarisë përkthimore të librave kishtarë në gjuhën maqedonase.

Ky film dokumentar, i xhiruar në vitin 1997, gjatë trazirave në Shqipëri, tregon kremtimin e festës së Shën Marenës në manastirin kushtuar shenjtores, e cili sipas traditës quhet edhe Maria e zjarrtë, dhe pagëzimet masive që bën Mitropoliti Petar në Liqenin e Prespës dhe disa dasma.

Skenari: Blagoj Shaklevski
Prodhimi: TV Tera