AMIE kërkon zgjerimin e hetimeve për vërtetimet false për “origjinën bullgare” por edhe për ndikimin në census

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) përshëndes angazhimin e gazetarëve të Fiks Fare për investigimin që zbuloi se si lëshohen për para vërtetime false për origjinë bullgare në Njesinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë. Gjithashtu e përshëndesim edhe aksionin e policisë që arrestoi personat e përfshirë në këtë skandal. AMIE kërkon zgjerimin e aksionit policor edhe në bashki dhe qarqe të tjera në Shqipëri ku zhvillohen aktivitete të ngjashme të paligjshme.

Në vitin 2017, Bullgaria, nën kërcënimin e vetos të Shqipërisë në rrugen e saj evropiane, ariti të fitoi njohjen e një minoriteti bullgar inekzistent në Shqipëri, pa qënë i deklaruar asnjë banor bullgar në asnjë census në Shqipëri.

Një nga masat për të krijuar një pakicë artificiale bullgare në Shqipëri, të cilën Bullgaria e zbaton, duke përfituar nga situata e dobët ekonomike e komuniteti maqedonas në Shqipëri dhe qytetarëve shqiptarë së bashku, është dhënia e pasaportave bullgare për të gjithë qytetarët shqiptarë. Maqedonasit dhe Shqiptarët paguajnë mijëra euro të marrin pasaportë bullgare dhe të shkojnë për të punuar në Perëndim, duke përdorur privilegjet e vendeve anëtare të BE-së. Ky është një biznes me vlerë miliona euro, që funksionon jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende jo të BE-së, si Maqedonia, Kosova, Serbia, Ukraina, Moldavia e të tjera.

Me qëllim për të nxjerrë artificialisht bullgarë në Shqipëri, dy vite më parë, Bullgaria nisi një aksion në Shqipëri, ku të gjithë shtetasit shqiptarë që aplikonin për pasaporta bullgare, filloi ti kërkojë vërtetime për origjinën bullgare të lëshuara nga bashkitë ku jetojnë.

Kryetarët e bashkive, administratorët e njësive administrative, madje edhe kryepleqtë e fshatrave, ndonëse nuk kishin asnjë kompetencë, për para, nisën të lëshonin vërtetime të tilla.

Është sekret i hapur që shabllonin se si duhet të ishte përmbajtja e vërtetitmit për origjinën bullgare është përgatitur nga ambasada bullgare në Tiranë, e cila nëpërmjet ndërmjetësuesve të pasaportave bullgare, që janë shtetas shqiptarë dhe persona me pushtet, i dorëzonte për nënshkrim autoriteteve vendore.

Që në fillim dy vite më parë, ne si parti kemi reaguar pranë autoriteteve shqiptare për këtë fenomen të paligjshëm dhe korruptiv që u zbatua gjerësisht në bashkitë shqiptare, duke kërkuar nga institucionet kompetente që të parandalojnë këtë fenomen, përmes së cilit Bullgaria në mënyrë fiktive tentoi të mblidhte sa më shumë vërtetime të tilla për të treguar se në Shqipëri jetojnë bullgarë.

Për ta bërë skandalin më të madh, institucionet shqiptare jo vetëm që nuk penguan këto aktivite, por edhe verifikuan vërtetimet e paligjshme, fillimisht Prefekturat dhe më pas Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me një vulë Apostille.

Më 27 mars 2023, Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, siguroi se ka të dhëna për disa raste sporadike që po shqyrtojnë dhe numri i vërtetimeve të tilla të lëshuara nuk është i madh.

“Kam informacione për disa raste sporadike që po i shqyrtojmë, jemi në koordinim të ngushtë me institucionet e Maqedonisë së Veriut për të parë se çfarë janë, kush është vetëidentifikuar apo sa i madh është ky proces, por sipas të dhënat e deritanishme nuk është i madh. Çdo informacion që kemi në kohë reale do ta ndajmë shpejt me kolegët tanë nga Maqedonia, tha Xhaçka.

https://mia.mk/en/story/reports-of-sporadic-attempts-by-bulgaria-to-assimilate-macedonians-in-albania-claims-xha%C3%A7ka

Por falë televizionit Top Channel u zbulua se vetëm Bashkia Bulqizë ka lëshuar mijëra vërtetime të tilla.

Nëse i gjithë ky skandal nuk do të kishte dalë publikisht në televizion, nuk besojmë se institucionet shqiptare do të kishin marrë ndonjë masë për të parandaluar këto aktivitete të paligjshme dhe korruptive. E themi këtë sepse institucionet shqiptare në vitet e kaluara nuk lëvizën me gishtë për denoncimet tona për presionin që komuniteti maqedonas ndjen nga Bullgaria për asimilimin e tij, i cila ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Kërkojmë nga organet kompetente të zgjerojnë hetimin jo vetëm për lëshimin e paligjshëm të vërtetimeve për origjinë bullgare, por edhe për ndikimin që grupi i ndërmjetësuesve të pasaportave bullgare ka pasur gjatë censusit në të gjithë territorin e Shqipërisë, të cilët, duke përdorur pushtetin, vendosën anketuesit e tyre dhe ushtronin presion, kërcënime dhe rushvet me qëllim qytetarët shqiptarë të deklaroheshin bullgarë.

Censusi në Shqipëri u zhvillua me shumë problem dhe ndërhyrje direkte të Bullgarisë. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian para fillimit të censusit dhe gjatë censusit në mënyrë të përsëritur denonconte presionin nga ndërmjetësuesve të pasaportave bullgare, ambasadës bullgare dhe grupet ekstremiste nga Bullgaria, të cilët, siç doli edhe në këtë investigimin u mbështetën edhe nga zyrtarë vendas shqiptarë, me qëllim nxjerrjen e një numri bullgarësh në census.

https://maei.al/sq/archives/3353

©Makedonium