Pas një dekade, Shqipëria i kthen Maqedonisë 20 ikonat e vjedhura nga kishat maqedonase.
Ikonat në ceremoninë e dorëzimit në Tiranë pasditen e sotme i ka marrë ministrja maqedonase e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, ka publikuar edhe një video të shkurtër të dorëzimit të ikonave të vjedhura nga Maqedonia.
Siç shpjegoi Kostadinovska-Stojçevska, ikonat do të paketohen siç duhet që të mos dëmtohen gjatë transportit dhe pas procesit të mbrojtjes, do të ekspozohen në Muzeun e Maqedonisë dhe më pas do të kthehen në Kishën Ortodokse Maqedonase.
Marrëveshja për kthimin e ikonave me Shqipërinë është nënshkruar vitin e kaluar.
-Në bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet autoriteteve kompetente të dy vendeve u shkëmbyen informacione dhe njohuri të cilat vërtetuan se 20 ikonat nuk janë me origjinë nga Republika e Shqipërisë dhe ka të dhëna se janë eksportuar ilegalisht nga Maqedonia. U identifikuan ikonat, kishat dhe manastiret në Maqedoni nga të cilat u morrën ilegalisht ikonat. Kjo procedurë është sukses, por edhe paralajmërim se duhet të bëjmë përpjekje për të mbrojtur në mënyrë të sigurt trashëgiminë kulturore që të mos jetë objekt i vjedhjes dhe të eksportohet ilegalisht nga shteti, tha Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Ikonat e vjedhura vijnë nga pjesa jugperëndimore e Maqedonisë dhe janë vjedhur në periudhën 2008-2013. Ata u zbuluan rastësisht përmes mediave në Shqipëri në një reportazh televiziv për kryeministrin Edi Rama.
Ato u identifikuan 10 vjet më parë nga historiani i artit Sasho Cvetkovski nga Akadaemia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë dhe përshtypja e tij e parë atëherë ishte befasuese.
-Në dhjetor 2013, një ekip i vogël profesionistësh, mes tyre edhe unë, kolegë të Ministrisë së Brendshme, shkuam në Tiranë në Galerinë e Artit Bashkëkohor, ku ku ishin të depozituara dhe përshtypja jonë e parë ishte befasuese. Ishin me mijëra objekte të vjedhura nga vende të ndryshme të Shqipërisë, Greqisë, Maqedonisë. Ishte gjithashtu një pamje e tmerrshme, tha Sasho Cvetkovski.
Në mesin e 20 ikonave të vjedhura është edhe ikona e Diço Zograv, një nga piktorët më të famshëm të ikonave dhe afreskografëve në Ballkan në shekullin e 19-të.
Disa prej ikonave janë vjedhur nga kisha “Shën Athanasit” në Resnjë, pesë ikona nga kisha e Shën Mëria, në fshatin Gjavato, po aq nga kisha e Shën Athanasit në Strugë, tre ikona nga kisha e “Shën Nikollës” në fshatin Radozhdë dhe tre nga kisha e “Shën e Diela” në Strugë.
Sipas njoftimeve, përveç këtyre 20 ikonave, në muzetë e Shqipërisë janë identifikuar edhe 37 të tjera, për të cilat do të fillojë edhe procedura e kthimit në Maqedoni.
©Makedonium