Në një mbrëmje të veçantë të organizuar nga Ambasada maqedonase në Tiranë, u shënua 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë me një koncert në piano nga pianistja e njohur maqedonase Ema Popivoda.
Ambasadori maqedonas në Tiranë, Danço Markovski në fjalën e tij drejtuar të pranishmeve, tha se këto tre dekada të vendsojes se marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, janë një periudhë shumë domethënëse ku u hodhen themelet e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët.
Ambasadori Markovski theksoi katër shtylla kryesore, pjesë thelbësore e ndërtimit të marrëdhënieve dypalëshe.
“Më lejoni të theksoj shkurtimisht shtyllat mbi të cilat kemi ndërtuar marrëdhënien tonë, e cila është shumë afër deklaratës së ish-presidentit amerikan John F. Kennedy që thotë: “Gjeografia na bën fqinjë, miq histori, partnerë ekonomikë dhe aleatë të domosdoshëm”, nënvizoi Ambasador Markovski.
Këto janë katër elemente që ne kemi aplikuar në marrëdhëniet tona. Si fqinjë e kuptuam se duhet të hapim kufijtë, të heqim vizat dhe të lejojmë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, vijoi ai.
Rrugëtimi i dy vendeve tona është i lidhur jo vetëm nga gjeografia e historia por tashmë dhe rrugëtimit të përbashkët drejt integrimit europian. Kjo jep më shumë shtysë për bashkëpunime më të thella ekonomike e politike.
“Si partnerë ekonomikë, ne krijojmë kushte për vlera të reja në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. Dhe sfidave moderne iu përgjigjëm me aleancë të sinqertë në kuadër të aleancës së NATO-s dhe proceseve integruese evropiane.
Është fakt i padiskutueshëm që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë aktorë që sot gjenerojnë stabilitet në rajon”.
Megithate puna nuk ka përfunduar thotë Ambasadori maqedonas në Tiranë. Ai inkurajon që në vitet në vijim pres pasurimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore ndërmjet popujve maqedonas dhe shqiptarë, përmirësimin e mëtejshëm të statusit të pakicës kombëtare maqedonase në përputhje me praktikat pozitive evropiane, tejkalimin e shkëmbimit tregtar aktual prej 300 milionë eurosh dhe vënien e ekonomive mes partnerët më të rëndësishëm tregtarë.
“Shpresoj që në vitet në vijim gjeneratat e ardhshme të fokusohen në zgjerimin e bizneseve, të fokusohen në art dhe kulturë dhe të lulëzojnë në shkëmbim të studentëve dhe turistëve. Ekziston një vullnet dhe potencial i sinqertë politik për këtë, si në Shkup ashtu edhe në Tiranë”, përfundon kështu fjalën e tij Ambasadori Markovski të mbajtur për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.
Mbrëmja vijoi me koncertin e pianistës së njohur znj. Popivoda e cila realizoi projektin unik muzikor “Nokturnet maqedonase” para trupit diplomatik, përfaqësuesve të pakicës kombëtare maqedonase, komunitetit të biznesit dhe figurave të shquara të jetës publike të Shqipërisë, i cili përmban dymbëdhjetë kompozime të shkruara për piano solo nga kompozitori maqedonas, Dimitrie Buzharovski, të cilat janë të bazuara në këngët popullore maqedonase.
©Makedonium