DY FJALË PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË NË PRESPË

Ajo që po ndodh në zonën e Prespës në lidhje me regjistrimin e popullsisë është e turpshme. Prespa, një zonë përgjithësisht e harruar nga të gjitha qeveritë, (dhe pse është një nga zonat më të bukura të Shqipërisë) është kthyer në lajm në media e portale. Për disa është lajm serioz, për shumë të tjerë paraqitet në mënyre komike se si dy shtete përplasen për një minoritet.

Në zonën e Prespës jeton minoritet maqedonas, dhe kjo është e padiskutueshme!

Kohët e fundit, me fillimim e regjistrimit të popullësisë janë shtuar dhe orekset nacionaliste të shtetit me pashaportë pseudo-europian Bullgar, por që nuk doli kurrë nga mentaliteti Ballkank.

Çuditërisht, që pas hyrjes së Bullgarisë në BE, shteti bullgar filloi të shpërndajë pashaporta dhe gradualisht nëpërmjet politikave nacionaliste filloi të krijojë një tjetër minoritet, nuk e kishim dëgjuar më parë, minoritet bullgar. Nejse, Ballkan dhe asgjë nuk është pamumdur.

Njësoj si në ato garat e atletikës, hedhje me shkop, bullgarët ngulën shkopin në Maqedoni, me këmbët përpjetë kaluan ylberin dhe u ngulen në Prespë.

Ajo që më bën përshtypje është heshtja e Shqipërisë dhe Maqedinsë për këto që po ndodhin lidhur me regjistrimin. Maqedonia dhe Shqipëria, dy shtete që kanë një mal me probleme, dhe që për t’u integruar në Europë çfarë nuk janë në gjendje të bëjne! Sa herë që duan të bëjnë një hap afër Europës si haraç duhet të japin dicka nga vetja e tyre. Maqedonia nderroi emër, flamur, e kushedi tjetër çfarë, po ashtu dhe Shqipëria e gatshme për kompromis, mjaft ta kemi mirë me të gjithë.

Diku aty, janë dhe banorët e zonës së Prespës, të vetëm, pa mbrojtje, shumë prej tyre nën presion që për marrjen e një pashaporte që do tju siguronte një punë në Europë, do tju duhej të deklaronin një kombësi që as e kishin menduar ndonjëherë.

Banorët e asaj zone (nga dhe unë e kam prejardhjen) përpara se të jenë, maqedonas apo bullgarë, janë shtetas shqiptarë, dhe jemi shumë krenarë për këtë. Si gjithë qytetarët e kësaj republike, dhe banorët e kësaj zone paguajnë taksa, punojnë, marrin rroga e pensione, zgjidhen dhe zgjedhin në Shqipëri.

Në rradhë të parë është detyra e shtetit Shqiptar të mbrojë këtë minoritet, njësoj siç mbron qytetarët shqiptar në jug të Shqipërise, ku shumë persona dhe pse nuk i përkasin etnisë greke ndërrojnë kombësi për përfitime nga shteti Grek. Është egzakt e njëjta situatë dhe në Prespë.

Sigurisht, qe cencusi është me vetdeklarim, dhe çdokush është i lirë të shprehë përkatësinë e tij etnike, por gjithsesi, shteti duhet të kujdeset dhe të denoncojë presionin që bëhet në të dy rastet, si në jug të Shqipërisë, ashtu dhe në zonën e Prespës.

Gjithashtu, nga ana tjetër, dhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë duhet të denoncojë dhe ti bëjë një notë proteste shtetit Bullgar në lidhje me këtë që po ndodh, jo vetëm në Prespë, por kudo ku ka pjestar të minoritet maqedonas. E ka detyrim kushtetues mbrojtjen e tyre.

Personalisht nuk paragjykoj askënd që ka marrë një pashaportë për të emigruar në Europë. Le ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të mirën e familjeve të tyre. Pamundësia ekonomike nuk pyet për kombësi. Merrjauni pashaportat dhe deklarohuni atë që vërtet jeni, pa presion, qoftë edhe bullgar ose grek nëse vërtët ndiheni të tillë.

Të shpresojmë që një ditë Shqipëria dhe Maqedonia do ti bashkohen familjes europiane, dhe jam shume i bindur që këto probleme me pashaporta që percaktojnë dhe kombësinë nuk do të egzistonë më.

Gjithashtu, do t’ju lutesha shumë të na e kurseni propagandën dhe presjonin që iu bëhet njerëzve në hall, është e shëmtuar.

Në Prespë ka vetëm minoritet maqedonas!

P.S. Para një viti familjarisht bëra testine ADN-së. Shkurt rezultatet:
– 99.7% Ballkan (ADN-ja shumë ngjashmëri me Maqedonine, Greqinë dhe Shqipërinë)
– 0% ngjashmëri me Bullgarinë
– 0% ngjashmëri me Serbinë
– 0% ngjashmëri me Europën Lindore (Rusi, Ukrainë)

Thjesht krahasoni disa DNA (maqedonas dhe bullgarë) gjuhën që flasin dhe do shikoni që për bëhet fjalë për dy kombe të ndryshme.

GJERGJI TANE