Në kuadër të shënimit të “Ditës Evropiane të Gjuhëve”, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës me 26 te këti muajit organizoi një tubim ndërkombëtar me temë: Perspektiva e gjuhëve dhe kulturës së huaj në kontekstin shqiptar. Përveç organizatorit, në aktivitet morën pjesë ambasadorë dhe atashe kulturorë nga pesëmbëdhjetë vende.
Lidhur me perspektivat e gjuhës dhe kulturës maqedonase, ambasadori Markovski theksoi si vijon:
Kur flasim për gjuhën dhe kulturën maqedonase në kontekstin shqiptar, duhet të kemi parasysh disa fakte të rëndësishme krahasuese që do të na mundësojnë të arrijmë përgjigjen e dëshiruar dhe përfundimet më të lehta:
Së pari, gjuha maqedonase është prezente për një kohë të gjatë dhe flitet në Shqipëri nga maqedonasit që jetojnë në këto treva, ashtu si shqiptarët flasin gjuhën shqipe në zonën e Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, këto dy bashkësi kombëtare flasin si maqedonisht ashtu edhe shqip, duke pasur parasysh afërsinë e kufirit që ndan vetëm fizikisht territoret e dy vendeve. Kështu ishte vite më parë.
Së dyti, studimi i gjuhës maqedonase në sistemin arsimor të Republikës së Shqipërisë u fut në shkollat fillore dhe të mesme menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në zonat kufitare të Gorës, Golobërdës dhe Prespës së Mallë. Situata me gjuhën shqipe në periudhën e përmendur është e ngjashme, por ndryshe nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut sot gjuha shqipe mësohet në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Janë dy universitete shtetërore dhe një universitet privat, ndryshe nga këtu ku arsimin fillor dhe të mesëm e kemi të kufizuar vetëm në një komunë Pustec.
Së treti, proceset demokratike kanë mundësuar bashkëpunim intensiv dypalësh në të gjitha fushat dhe udhëtime të rëndësishme dhe komunikim të ndërsjellë të popullsisë në njërin apo tjetrin vend.
Vitet e fundit është vënë re trendi i bashkëpunimit kulturor. Duke kuptuar nevojën për pasurimin e mëtejshëm të këtij lloj bashkëpunimi, Maqedonia e Veriut hapi Qendrën Informative Kulturore në Tiranë gati tre vite më parë, roli i së cilës është të afrojë kulturën maqedonase me publikun shqiptar. Është arritur një nivel i lartë i themelimit për zhvillimin e suksesshëm të gjuhës dhe kulturës maqedonase.
Por në aspektin arsimor, është e nevojshme të korrigjohet disbalanca aktuale, diçka për të cilën jam i bindur se autoritetet arsimore shqiptare do të punojnë në të ardhmen e afërt. Në këtë kuptim, e mirëpres me sinqeritet shembullin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Hapja e paraleleve në të tri nivelet e arsimit, si dhe dhënia e mundësisë për futjen e gjuhës maqedonase si lëndë zgjedhore në shkolla, do ta ndryshojë shumë pasqyrën aktuale.
©Makedonium