KULTI I SHËN VLADIMIRIT TË DUKLËS (1016-2019)

Emri i shtetit sllav të Dukles (gjithashtu Dioklea në dokumentet sllave të mesjetës) u shfaq në shekullin e 10-të dhe i referohej shtetit sllav, i cili ishte një njësi e veçantë politiko-administrative bizantine e quajtur Arkontia, territori i së cilës shtrihej përgjatë vijës bregdetare të pjesës malazeze të detit Adriatik, nëpër pellgun ujor të liqenit të Shkodrës, ndërsa kufijtë e saj të brendshëm përfundonin në kufijtë e lumenjve Tara dhe Lim. Qendra e formacionit të shtetit të paraardhësve tanë sllavë nga Dukla ishte e vendosur në rrëzë të malit Rumi që ishte burimi shpirtëror malazez dhe vendi i origjinës së traditës mesjetare malazeze.

Gjurma më e vjetër materiale e traditës së Duklës është vula prej plumbi e sovranit Peter (të cilin prifti i Dukles e quante Petrisllav), e cila ka këtë mbishkrim në greqisht: PETAR SOVRAN I DUKLES AMIN. Sovrani Petër ishte një vasal bizantin. Vula konfirmon atë që Konstandin Porfirogeneti shkruante në veprën e tij De cerimoniis aulae Byzan tinae (Shpjegimi i urdhrit të pallatit) në mes të shekullit të 10-të dhe ajo është fakti që Principata e Duklës ishte formuar dhe kishte kufij të qartë me principatat sllave fqinje dhe territoret e tjera bizantine që nga mesi i shekullit të 10-të. Vula e sovranit Peter te Duklës, i cili sipas priftit të Duklës ishte babai i Shën Vladimirit (Princ Vladimirit), paraqet gjithashtu një dëshmi të rëndësishme të kristianizimit të një pjese të Duklës në shekullin e 10-të, ndërsa ndërtimi i kishës Shën Mëria në Krajë i atribuohet pikërisht atij.

Pas vdekjes së babait të tij, princi Vladimir trashëgoi fronin dhe sundoi Duklen derisa u sulmua dhe u pushtua nga perandori maqedonas Samuel në vitin 998. Në fushatën e tij luftarake drejt Dalmacisë, Samueli u ndesh me princ Vladimirin i cili organizoi mbrojtjen e vendit të tij. Në atë rast, Samueli e shkatërroi qytetin e Duklës, kështu që Vladimiri me ushtrinë e tij u detyrua të tërhiqej në metropolin e Krajës, në fortifikatën në kodrën e Oblikës, nga ku i bëri rezistencë ushtrisë maqedona se. Megjithatë ai u tradhtua dhe u detyrua të dorëzohej. Historia rreth betejës së ushtarëve të Duklës të udhëhequr nga princ Vladimiri kundër perandorit Samuel është ruajtur në gojëdhënat e fisit të Drobnjakëve

Me rënien e qyteteve dhe fortifikata ve në brendësi të Duklës, Samueli e vazhdoi fushatën ushtarake në perëndim. Ai e mbajti qytetin e Ulqinit të rrethuar për nje kohë të gjatë, por nuk mundi ta pushto atë. Duke përparuar përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut, ai dogji Kotorin dhe Dubrovnikun, dhe e përfundoi ekspeditën e tij afër Zadarit. Gjatë kthimit të tij në Prespë, Samueli e mori princ Vladimirin e Duklës si të burgosur lufte. Në Prespë, Vladimiri dhe vajza e perandorit Kosara, ranë në dashuri me njëri-tjetrin; ajo i kërkoi babait të saj që të jepte pëlqimin për t’u martuar me të burgosurin e sjellshëm, i cili ishte i pashëm, i përulur, i dashur dhe fisnik, i mbushur me mençuri dhe njohuri për Zotin. Prandaj, bashkimi i dy dinastive përmes martesës dhe njohjes Vladimirit dhe Kosarës është shpjeguar me anë të Shpirtit të Shenjtë. Pasi Vladimir u bë dhëndri i perandorit, Dukla iu kthye tij dhe ai mori edhe disa territore të tjera në Shqipërinë e sotme. Si një njeri i drejtë, paqesor dhe plot virtyte” (Skilxhis) ai gëzonte respekt të madh në mesin e populla të tij. Me gruan e tij, Kosarën, ai jetoi një “martesë të panjollosur kështu që nuk kishte femije. Sidoqoftë, Vladislavi, perandori pasardhës dhe kushëriri i Kosarës, i cili, siç duket, ka qenë një Bogomil, të cilin e ka shqetësuar natyra besimtare dhe popullariteti i Vladimirit, e tërhoqi atë nëpërmjet mashtrimit për të shkuar në Prespë, ku u vra dhe u varros në kishën atje. Kjo ndodhi më 22 maj 1016. Fundi tragjik i jetës tokësore të Princ Vladimirit përfaqëson një dite fatale në historinë e Duklës. Ajo ngjarje sakrifikuese përfaqëson gjithashtu fillimin e kultit të tij të shenjtë.

Historia e trazuar e këtij rajoni është sigurisht një prej arsyeve pse ka kaq pak gjurmë materiale të ruajtura nga periudha e sundimit të princ Vladimirit, si edhe nga e githë dinastia e Vojislavleviqëve. Megjithatë, kujtesa nga kohët më të vjetra të traditës shpirtërore dhe shtetërore të Duklës është ruajtur falë ritualit të mbajtur në malin Rumi për nder të Shën princ Vladimirit, ku njerëzit mbajnë relikte më të vjetër malazese, kryqin e Shën Vladimirit. Kjo është arsyeja pse sot jeta e Shën Vladimirit luan një rol të rëndësishëm udhëzues në zhvillimin e identitetit shpirtëror dhe shtetëror në Malin e Zi, ndërkohë që kulti i tij ka kuptim ekumenik dhe si rrjedhim edhe ndërkombëtar.

Procesioni në Ditën e Rrëshajës (Trojicisdan) në festimin e Shën Vladimiritvir për shekuj dhe në këtë ditë në orët e para të mëngjesit, kryqi është cuar në majën më të lartë të Rumisë nga ku bëhej bekimi në të katër anët i Principatës së Shën Vladimirit. Ekziston një besim popullor se në atë vend do të ndërtohet një kishë e re vetëm kur të mblidhen gurë të mjaftueshëm. Prandaj, në ditën e procesionit, shumë ndjekës të devotshëm të tri feve mbajnë gurë të mëdhenj dhe i lënë ata në grumbullin e formuar tashmë në majën e Rumisë para fillimit të liturgjisë së besimit ortodoks.

Kryqi të cilin princ Vladimiri e mbajti deri në vdekjen e tij është prej druri, i zbukuruar me një shtresë të hollë metali, që ka mundësi të jetë vendosur më vonë. Në katër cepat e kryqit janë të gdhendura portretet e Katër Ungjilltarëve. Rreth pjesës më të trashë të kryqit janë skalitur fjalët latine: FOIO FOIO. Sipas mendimit të ekspertëve, ky objekt i shenjtë mund të quhet vetëm kuptimisht kryqi i Shën Vladimirit përderisa përmban një program ikonik arkaik gotik që daton që nga gjysma e parë e shekullit të 16-të.

Kryqi i Shën Vladimirit është pronë e familjes Androviq nga fshati Mikuliqi, ndërsa rolin më të rëndësishëm në ruajtjen e këtij kulti gjatë shekujve e luajti popullata myslimane e Mërkojeviqit.

Rënia e perandorisë maqedonase dhe rivendosja e sundimit bizantin në Dukle ishte në kundërshtim me aspiratat e krijimit të Duklës së pavarur, pasi njerëzit e Duklës, ashtu si edhe sllavët e tjerë të jugut, dëshironin të çliroheshin nga detyrimet vasale. Për këtë qëllim, përkeqësimi i marrëdhënieve politike dhe fetare midis Kostandinopojës dhe Romës ishte në favor të pasuesve të Vladimirit. Në ngjarjet e ardhshme kjo do të ishte shumë e rëndësishme në orientimin shtetëror dhe shpirtëror të Dukles, meqenëse princi Vojisllav ishte i prirë drejt Romës për shkak të konfrontimit të drejtpërdrejtë me oborrin bizantin. Kjo shkaktoi një prishje përfundimtare të marrëdhënieve, sepse që nga mesi i shekullit të 11-të Dukla u bë shteti më i fortë sllav në këtë pjesë të Ballkanit dhe Mesdheut.

Hulumtimi më i fundit i shtresave më të thella të historisë së Malit të Zi tregon se Dobrosllavi (Vojisllavi), themeluesi i shtëpisë mbretërore të Vojisllavleviqëve, ka lindur gjatë sundimit të princit Vladimirit dhe jo siç besohej më parë, menjëherë pas vdekjes së babait të tij, princit Dragomirit në 1018. Fakti që Vojisllavi u rrit afër dajës së tij Vladimirit dhe që mori pjesë që i ri në shumë ngjarje të trazuara, sigurisht ndikoi në formimin e personalitetit të tij si dhe në strategjinë e tij ushtarake dhe politike nën të cilën Dukla u bë de fakto shtet i pavarur (pas disfatës ushtarake të Bizantit në betejën e Tugjemilit në vitin 1042, Dobrosllavi e ndryshoi emrin e tij në Vojisllav). Vojisllavi e dinte që për realizimin e qëllimeve të tij politike ai duhet të ndiqte rrugën e paraardhësit të tij princ Vladimirit, që do të thoshte se ai duhej të përforconte marrëdhëniet midis Duklës dhe Maqedonisë nëpërmjet rinovimit të lidhjeve familjare. Prandaj, Vojisllavi u martua me Nedën, kushërirën e perandorit Samuel, dhe pasi u martua me Vojisllavin ajo mori emrin latin Domenika. Kështu që, nuk ka nevojë për ndonjë shpjegim të mëtejshëm pse maqedonasit e shpallën mbretin Bodin si perandor në vitin 1072.

Megjithëse në historitë tradicionale, si edhe në disa dokumente hagjiografike, Shën Vladimiri përmendet si mbret ose edhe perandor, shkenca historike mban qëndrimin se Mihail Vojislavleviq ishte sundimtari i parë nga dinastia e Vojisllavleviqëve me titullin e mbretit. Mihaili u bë mbret në vitin 1078 kur atij iu dha ky titull nga Papa Grigori VII, i cili i dha atij simbolin mbretëror, që në atë kohë nënkuptonte dhe njohjen ndërkombëtare të shtetit. Themelimi i metropolit të kishës në Dukltë u vendos disi më vonë për shkak të mosmarrëveshjeve midis Barit dhe Dubrovnikut; prandaj në vitin 1089, me kërkesën e mbretit Bodin, Papa Klementi III themeloi Kryepeshkopatën e Dukles dhe Barit. Në një qarkore të Papës të vitit 1089, Bodini përmendet si “mbreti i nderuar i sllavëve, ndërsa kryepeshkopi Pjetër i Duklës dhe Barit si dhe pasuesit e tij në tribunën e kishës së Dukltës morën juridiksionin mbi kishat e Barit, Kotorit, Ulqinit. Svaçit, Shkodrtës, Drishtit, Pultit, Serbisë, Bosnjës dhe Travunisë, si dhe autoritetin mbi të gjitha manastiret e dalmatëve, grekëve dhe sllavëve në krahinën kishtare të Dukltës. Prandaj, deri në fund të shekullit të 11-të, mbretëria e Dukltës fitoi të gjitha atributet e një formacioni klasik shtetëror feudal, flamurin – stemën e armëve – kurorën. Pas marrjes së simbolit mbretëror, Dukla u bë një monarki kushtetuese pasi sunduesi i bashkëndau parimet e pavarësisë me popullin e tij dhe prandaj në historinë e Dukltës dhe të Zetës ne mund te gjejmë gjenezën e institucionit të Kuvendit. Deri në fund të shekullit të 12-të, Dukla u sundua në menyrë autonome ose gjysmëautonome nga pesë princër dhe tetë mbretër të familjes se Vojisllavleviqëve, dinastia e parë mbretërore maazeze. Në gjenealogjinë e dinastisë së Vojisllavleviqëve, emrat Vladimir dhe Mihail janë emrat më të zakonshëm midis anëtarëve meshkuj të kësaj familjeje mbretërore. Pema familjare e dinastisë së Vojisllavleviqëve ka tre Vladimirë, një nga të cilët ishte mbret, ndërsa dy të tjerët ishin princër.

Zgjerimi territorial i principatës së Duklës në rajonet fqinje ndodhi gjatë sundimit të princ Vladimirit dhe përbënte bazën për integrimin e tyre në Mbretërinë e Duklës, që më vonë çoi në themelimin e juridiksionit të plotë kishtar të Kryepeshkopatës dhe Metropolit të Barit dhe të Duklės. Ky institucion shpirtëror ishte faktor integrimi në Mbretërinë e Duklës, i cili, në momente kritike, u ngrit në mbrojtje jo vetëm të juridiksionit të vet, por edhe të shtetit kur kërcënohej nga faktorë të brendshëm ose të jashtëm. Mbretërit e Dukles ishin mbrojtësit e Kryepeshkopatës së Barit, dhe ashtu si sundimtarët e tjerë mesjetarë, ata i jepnin tokë dhe privilegje të tjera kishës. Kjo tregon jo vetëm një bazë të fortë ekonomike të kishës katolike, por dhe një nivel të lakmueshëm të shkallës së arsimimit në Duklë, pasi në atë periudhë të historisë, përveç zyrës së oborrit mbretëror, kishte edhe një numër të madh shkronjëtoresh kishtare të dedikuara për shkrimin dhe kopjimin intensiv. Shkronjëtoret e pallatit mbretëror kishin për detyrë të shkruanin aktet dhe statutet që sundimtarët ose anëtarët e familjes sundimtare i dëshmonin nëpërmjet emblemës së tyre, ndërsa shkronjëtoret kishtare ishin të vendosura në manastire dhe katedrale.

Për shkak të konfrontimeve të shpeshta brenda dinastisë, rishfaqjes së Bizantit në këto rajone si dhe lindjes dhe zgjerimit të Rashkës, shtetit të parë serb në mesin e shekullit të 12-të, Mbretëria e Duklës filloi të zhduket ngadalë nga skena e historisë, kujtimi i Shen Vladimirit u zbeh gradualisht dhe me kalimin e kohës kulti i tij mori karakteristika lokale.

KRYQI I SHËN VLADIMIRIT

Mund të themi që kulti i princ Vladimirit u shfaq, nëse jo menjëherë pas vdekjes së tij, me sigu ri me transferimin e relikteve të tij në Krajë, ku sigurisht një pjesë e madhe i përkiste legjendës së kryqit të drurit që Vladimiri i kërkoi Vladisllavit si garanci sigurie, përderisa edhe Zoti “nuk u kryqëzua dhe u vra mbi një kryq të artë ose të argjendtë, por mbi një kryq prej druri”. Dhe vendosja e saktë e datës 22 maj, data kur është vrarë dhe kur përkujtohet (Rreshajët) përforcon tezën se kulti është kryer gjithmonë në të njëjtën, siç edhe ishte në traditë. Pas vrasjes së pabesë, trupi i Vladimirit pushoi për pak kohë në Prespë dhe më pas u dërgua nga Kosara në kishën e Shën Mërisë në Krajë, ku ajo u kthye në një murgeshë dhe themeloi një manastir. Trupi i Vladimirit u dërgua në Dukla me nderimet më solemne që jep kisha përmes këndimit të himneve dhe lëvdatave, të cilat provojnë që princ Vladimiri u shpall shenjtor brenda një periudhe relativisht të shkurtër.

Në kronikën e Priftit të Duklës ka një version latin të jetës së Shën Vladimirit, i cili u ruajt në kishën e Shën Mërisë në Krajë dhe ishte bërë sipas versionit me të vjetër origjinal në gjuhën sllave. Sipas disa pohimeve shkencore, jeta e Shen Vladimirit ndoshta filloi në periudhën midis vitit 1075 dhe 1089. Ajo shërbeu si themel i dinastisë së re pas njohjes së titullit mbretëror të sundimtarëve të Duklës dhe themelimit të katedrës së peshkopatës në Bar. Themelimi i kultit të sundimtarit të shenjtë, themeluesit të dinastisë, siguroi të gjitha atributet e duhura që nevojiteshin për krijimin e legjitimitetit të shtetit në Mesjetë.

Sipas raportit të Priftit të Duklës, princ Vladimiri tregoi fuqi të shenjta që gjatë jetës së tij – me kërkesën e tij, Zoti shkatërroi gjarpërinjtë që kishin lënduar ushtrinë e tij, ndërsa aureola e tij shenjtërore ishte veçanërisht e dukshme menjëherë pas vdekjes së tij. “Trupi i tij qëndron i paprishur dhe me erë të këndshme, sikur të ishte varrosur i lyer me vajra aromatike dhe në duart e tij ai mban të njëjtin kryq që mori nga perandori. Çdo vit, në të njëjtën kishë mblidhen shumë njerëz në ditën e tij, dhe sipas meritave të tij dhe nëpërmjet ndikimit të tij, kanë ndodhur shumë mrekulli deri më sot, për ata që luten me një zemër të pastër.

Megjithatë, kur trupi i Vladimirit të bekuar u transportua nga Prespa në Krajë, perandori Vladisllav mblodhi ushtrinë dhe erdhi për të pushtuar tokat e Vladimirit dhe qytetin e Durrësit, të cilat ishin shpërblimi i tij nga perandori Vasil për vrasjen që kishte bërë. Dhe kështu, një mbrëmje ndërsa ishte duke festuar afër Durrësit, papritur para tij u shfaq një ushtar i armatosur me fytyrën e Shën Vladimirit. Vladisllavi shtangu dhe bërtiti me sa zë që kishte: “Shpejtoni ushtarët e mi, hajdeni shpejt dhe më mbroni, sepse Vladimiri do të më vrasë. Pasi tha këtë, ai u ngrit nga froni i tij dhe filloi të vrapojë. Por engjëlli e goditi menjëherë dhe Vladisllavi ra në tokë dhe vdiq. Pas kësaj, princat dhe ushtarët, si dhe të gjithë njerëzit, të pushtuar nga terrori dhe frika, i vunë zjarrin kampit dhe ikën në shtëpitë e tyre po atë natë.

Kështu, ndodhi që vrasësi më i shëmtuar, i cili gjatë darkës kishte urdhëruar që t’i pritej koka Vladimirit dhe që e bëri Vladimirin martir, u vra vetë gjatë darkës dhe u bë engjëll i djallit. Ata që duan të dinë se çfarë fuqish dhe mrekullish krijoi Zoti që të kryheshin nga Vladimiri i bekuar, Shërbëtori i tij, duhet të lexojnë librin ku përshkruhen të gjitha bëmat e tij dhe do të zbulojnë që ky njeri i shenjtë ishte me të vërtetë një shpirt me Zotin dhe Zoti ishte me të…

Reliktet e Shën Vladimirit kanë qëndruar në kishën e Shën Mërisë në Krajë deri në vitin 1215, kur ato u konfiskuan dhe u dërguan në Durrës nga dhespoti i Epirit, Mikaeli I Angjelos Dukas. Pastaj pasoi një periudhë që zgjati deri në themelimin e Metropolitanes Ortodokse të Zetës në manastirin e rinovuar të Precista Krajinska në fund të shekullit të 14-të, për të cilën nuk kemi burime të shkruara. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që kulti i Shën Vladimirit u zhduk nga librat e kishës dhe kujtesa e njerëzve. Përkundrazi! Fakti që kujtimi i Princit të Duklës mbijetoi, konfirmohet nga dokumentet që datojnë nga viti 1406 dhe 1426, ku përmendet gjithashtu një vend i quajtur Shën Vladimiri që ndodhet në zonën e komunës së sotme të Ulqinit, famullisë së dikurshme të Oblikës. Raportet e kryepeshkopëve të Barit të shekujve të 17-të dhe të 18-të përmendin ekzistencën e kishës së Mbretit të Shenjtë Vladimir në të njëjtin vend. Deri në gjysmën e parë të shekullit të 19-të, çdo vit të martën e parë pas Rrëshajës, banorët vendas organizonin kortezhin publik në majë të malit të Vladimirit ku, sipas besimit të tyre, dikur ishte kisha e Mbretit.

Kulti i Shën Vladimirit i kaloi kufijtë lokale dhe u kthye në kujtesën kolektive të popullit malazez vetëm pas zhvillimit të jetës kulturore dhe arsimore në Principatën e Malit të Zi. Në vitin 1914, një grup personash me influencë nga Cetinja themeluan Shoqatën e Shën Vladimirit, detyra e së cilës ishte të ndihmonte dhe të arsimonte femijet e invalidëve të luftës dhe të malazezëve të vrarë në luftë. Kjo shoqatë arsimore dhe humanitare i rifilloi aktivitetet e saj në vitin 1927 në Mbretërinë Serbe, Kroate dhe Sllovene me të njëjtin emër.

Pas shenjterimit me emrin sllav, princ Vladimiri i Dukles, siç përmendet në burimet historike të shekullit 11-të dhe 12-të, më vonë mori emrin e krishtere Jovan/Ivan (Gjon) dhe më këtë emër e gjejmë në dokumentet hagjiografike. Meqenëse prerja e kokës e princit të Dukles ndodhi para dyerve të kishës së Prespës, ekzekutimi i tij tragjik ishte motivi që etërit e kishës ta krahasonin martirizimin e tij me jetën e Gjon Pagëzorit.

Transferimi i relikteve të Shën Vladimirit nga Kraja në Durrës besohet se ndodhi në vitin 1215. Burimet historike vënë në dukje se Shën Vladimiri është kremtuar si mbrojtësi i qytetit të Durrësit që nga mesi i shekullit të 14-të. Transferimi tjetër i relikteve të Vladimirit nga Durrësi në manastirin e restauruar ortodoks të Shën Gjonit/Shën Jovanit afer Elbasanit u krye me iniciativën e princit shqiptar, Karl Topisë. Është e sigurt që Karl Topia mësoi për herë të parë në Durrës për kultin e Shën Vladimirit, pasi ky qytet ishte nën sundimin e tij nga viti 1368 deri në 1387, me ndërprerje të shkurtra. Edhe pse katolik, Karl Topia kishte respekt për popullsinë ortodokse që përfaqësonte një shumicë të madhe të pjesës kontinentale të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut. Për më tepër, manastiri i restauruar ishte vendosur në rajonin që ishte nën ndikimin shpirtëror dhe juridiksionin kishtar të Kryepeshkopatës së Ohrit.

Sipas dëshirës së Karl Topisë, Shën Jovan Vladimiri u bë mbrojtësi i kompleksit të manastirit, e cila konfirmohet nga mbishkrimet në këtë ndërtesë të shkruara në greqisht, sllavishten kishtare të vjetër dhe latinisht; ashtu si në kortezhin shekullor tre konfesionesh në Rumi, çdo vit më 22 maj (4 qershor me kalendarin e ri), arkivoli i Shën Vladimirit vendoset para kishës së manastirit ku pelegrinët ortodoksë, katolikë dhe myslimanë, vijnë për të bërë homazhe, jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga shumë rajone të tjera të Ballkanit.

Të tri mbishkrimet kanë një përmbajtje pothuajse identike, ndërsa mbishkrimi grek është më i madhi dhe përkthimi i tij është: Kjo kishë mori forme mbi rrënojat e një tërmeti në kohën kur gjithe territori shqiptar sundohesh nga fisniku Karl Topia, kushëriri i mbretit te Frances. I inkurajuar nga besimi dhe zemra e tij e zjarrtë, edhe nje here ai e rindertoi dhe restauroi kete tempull te Shen Jovan Vladimirit, beresit të mrekullive, nga themelet deri te çatia. 1380 vite kanë kaluar që nga lindja e Krishtit deri në ndërtimin e këtij tempulli: 6890 vite kanë kaluar që nga krijimi i botës deri në ndërtimin e këtij tempulli, 22 vite që nga sundimi i tij…

Që nga koha e rinovimit të Shën Jovan Vladimirit afër Elbasanit, kulti i shenjtit princë Vladimiri është riformuar, duke pasur parasysh se portretet e tij në ikonat dhe afresket e shumta në Shqipëri, Maqedoni, Bullgari e gjetkë u bazuan në versionin grek te biografisë së Shenjtit tonë.

Të dhënat hagjiografike për Shën Vladimirin në “Kronikën e Priftit të Duklės” (versioni latin) janë shumë të ndryshme nga ato që jepen në përshkrimin grek të jetës së shenjtit tonë të publikuara në vitin 1690 nga Kozmai, kryepeshkopi i Durrësit. Versioni i Kozmait i biografisë së Joan Vladimirit u krijua duke u bazuar në traditën gojore të popujve nga rajoni përreth Elbasanit, që tregon se biografia ishte shkruar fillimisht në sllavishten e vjetër kishtare. Megjithatë, duke mos ditur përmbajtjen e biografisë së vjetër te Vladimirit dhe te dhenat origjinale të cilat thuhet se janë përshkruar në një libër të madh që ka humbur me kalimin e kohës, kryepeshkopi Kozmai u kthye në traditën dhe legjendat lokale që s’mund të tejkalojnë verifikimin historik. Kjo është arsyeja pse në versionin grek të biografisë ka shumë ngjarje të pabesueshme ku kryepeshkopi Kozmai vendosi figura të caktuara nga historia mesjetare e Ballkanit, Botimet e mëvonshme të Akoluthisë së përmendur të Jovan Vladimirit do të bëheshin nën patronazhin e Kryepeshkopatës së Ohrit, e cila kishte rëndësi për ruajtjen dhe shpërndarjen e mëtejshme të këtij kulti.

Ka të dhëna që lënë të kuptohet që Jovan Vladimiri u nderua në Rusi në fillim të shekullit të 18-të, që vërtetohet nga një libër tjetër i humbur i kishës i quajtur “Predikimi dhe jeta e carit bullgar dhe ilir, Jovan Vladimiri”. Në shekullin e 18-të, kulti i Shën Vladimirit erdhi gjithashtu në Kroaci nga perëndimi, nëpërmjet veprave historike dhe letrare të priftërinjve të famshëm katolikë (Vitezoviq, Kaçiq-Mioshiq e të tjerë).

Çdo gjë e përmendur më lart flet për popullaritetin e këtij shenjtori midis popujve sllavë.

Me kalimin e kohës, popujt e Ballkanit i dhanë një emër të ri Shën Princ Vladimirit të Duklës bazuar në versionin grek të biografisë së tij. Përhapja e kultit të kishës është arsyeja pse në disa vende emri i tij autentik Vladimir përmban një shtojcë. Kështu, maqedonasit dhe serbët e quajnë Jovan Vladimiri, kroatët dhe bullgarët e quajnë Ivan Vladimir, ndërsa shqiptarët e quajnë atë Gjon Vladimiri.

Martirizimi i Shën Princ Vladimirit, sundimtarit të drejtë dhe të devotshëm të Duklës, i cili vdiq me besimin në Zot, historia për kryqin e tij të nderuar shpëtimtar dhe jeta e tij e ndershme plot me virtyte kristiane, terhoqi vëmendjen e besimtarëve mesjetare. Historia një mijëvjeçare e kultit të këtij shenjti dëshmon se ai u bë gradualisht një prej figurave më të respektuara dhe më të përhapura në rajonet e Ballkanit, duke u festuar që nga Ostrosi, Elbasani, Ohri dhe Voskopoja deri në Myzeqe dhe Durrës në perëndim, Budapesti dhe Vjena në veri, Thesalia në jug, Mali i Shenjtë dhe Rodopi në lindje, veçanërisht gjatë mesjetës së vonë.

Trashëgimia e pasur letrare e kri juar në shkronjëtoret e manastireve dhe të qendrave fetare të Ballkanit mesjetar përmban një dorëshkrim shumë të rën dësishëm, i cili është shumë domethënës për të kuptuar kultin e Shën Vladimirit në shekullin e 14-të. Dorëshkrimi i “Veprave të apostujve” nga koleksioni i Stevan Veroviq, i shkruar në sllavishten e jetër kishtare, përmban të dhëna shumë interesante për Shën Jovan Vladimirin në bazë të të cilave mund të konkludojnë që kulti i këtij shenjtori ishte tashmë i njohur edhe në rajonet e tjera sllave.

Transferimi i relikteve në tempullin e restauruar afër Elbasanit, i cili iu kushtua Shen Jovan Vladimirit pas përfundimit të punimeve në vitin 1383, paraqet momentin vendimtar në ringjalljen e kultit të Vladimirit. Disa shekuj më vonë, ky akti transferimit u përshkrua nga piktori i ikonave Kostandin Shpataraku në vitin 1739. Ai pikturoi ikonën e famshme të Shën Vladimirit si dhe portretin e Karl Topise i paraqitur si një mbret me një kurorë dhe skeptrin në një dorë, duke qëndruar dhe treguar krijimin e tij, kishën e Shën Jovan Vladimirit. Në këtë mënyrë. Kostandini i dha respektin e duhur këtij ndërtuesi, te cilit i takon pa dyshim merita kryesore për mbijetesën dhe vazhdimin e kultit të Shën Vladimirit. Duke ia dedikuar kishën e restauruar Vladimirit, Karl Topia siguroi një vend që u bë qendra e re ku njerëzit kremtonin dhe ushqenin kultin e Shën Vladimirit për shumë shekuj nën kushtet e favorshme dhe patronazhin e kryepeshkopatës së Ohrit, dhe nga ku u përhap në të gjithë Ballkanin.

Vetëm disa vjet pas ndërtimit të manastirit të Shën Jovan Vladimirit, osmanët i mposhtën sundimtarët e krishterë të Shqipërisë dhe Zetës në betejën e Savrës, pranë Beratit, dhe pushtuan rajonet e Shqipërisë së mesme përgjatë rrjedhjes së Shkumbinit dhe Kushës ku ishte i vendosur manastiri. Karl Topia përfitoi nga vdekja e Balshës II dhe ripushtoi Durrësin ku edhe vdiq në vitin 1387, dhe vetëm pak vite më vonë në 1392, djali i tij Gjergj Topia ia dorëzoi qytetin venedikasve.

Është e vështirë të supozohet se si manastiri dhe kulti i shenjtorit të tij mbijetoi në këto rrethana, duke marrë parasysh mungesën e njohurive rreth jetës dhe historisë së manastirit në atë periudhe kritike të shekujve katërmbëdhjetë, pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë. Duhet të supozojmë që krijimi i kalasë së Elbasanit, në vitin 1466, sigurisht kishte ndikim pozitiv. Menjëherë pas krijimit të saj, Elbasani u kthye në një qendër të rëndësishme administrative që kishte një ekonomi të fortë me zanate të zhvilluara dhe tregti të larmishme, gjë që çoi në një zhvillim të shpejtë dhe në hyrjen e kolonive të krishterë dhe myslimanë. Me kalimin e kohës, e sidomos gjatë shekullit të 17-të, të krishterët e respektuar dhe te pasur – vllehët, myslimanët dhe ortodokset elbasanas – morën nën kujdes manastirin e Shën Vladimirit dhe u bënë donatorët dhe kontribuesit kryesorë të tij, gjë që shihet në historinë e mëvonshme të manastirit.

Në burimet e gjysmës së dytë të shekullit të 16-të, gjejmë informacione të rëndësishme për kultin e Shën Jovan Vladimirit. Në një botim periodik të kishës e cila tani gjendet në Bibliotekën Kombëtare në Athinë (Nr. 595), gjetëm mbishkrimin e mëposhtëm për ditën e 22 majit 1570: “Në këtë ditë po këndohet predikimi i Shën Jovan Vladimirit”.

Ky ishte një zbulim i rëndësishëm që tregon për vazhdimësinë e kultit gjatë periudhave të vështira të sundimit osman, kur u zhdukën shumë faltore të krishtera, së bashku me traditën e nderimit dhe kremtimit të disa shenjtorëve të krishterë. Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi me kultin e Shën Jovan Vladimirit; përkundrazi, në shekullin në vazhdim kulti i tij u rrit ndjeshëm dhe vazhdoi të kishte edhe më shumë ndikim.

Momenti vendimtar në historinë e Shën Jovan Vladimirit dhe në ringjalljen e kultit të tij ndodhi në shekullin e shtatëmbëdhjetë, më saktësisht në vitin 1690, kur Jovan Papa nga Elbasani botoi Akoluthine e Shen Jovan Vladimirit në Venedik. Kjo ngjarje mund të konsiderohet si fillimi i rritjes dhe i forcimit te kultit të Shën Vladimirit, e cila do të linte gjurmë gjatë gjithe shekullit të 18-të dhe 19-të. Përveç biografisë së shkurtuar, Akoluthia përmban gjithashtu predikimin e Shenjtit dhe në faqen e titullit të saj ekziston një miniaturë me portretin e vetë Shën Vladimirit, e cila më vonë do të bëhej prototipi absolut për dhjetëra ikona të tij të pikturuara gjatë shekullit 18-të dhe 19-të.

Akoluthia e famshme e Voskopojës që përmban biografitë dhe predikimet e shenjtorëve sllavë të kremtuar nga kryepeshkopata e Ohrit u publikua në kohën e kryepeshkopit Joasaf (1719-1743). Akoluthia përfshinte biografitë e dy mësuesve sllave, Shën Cirilit dhe Metodit, dishepujve të tyre, Shën Klementit të Ohrit dhe Shën Naumit, pjesës së mbetur të Shtatë Shenjtorëve, më pas të dëshmorëve të Tiveriopolit, Shën Erazmit, Shën Nikodimit, Dëshmorit të Ri të Elbasanit (të Beratit) dhe në fund, por jo më pak të rëndësishme, Jetën e Shën Vladimirit, e cila u ribotua sipas tekstit të botimit venedikas të vitit 1690.

Emigrantët nga Voskopoja dhe vendet fqinje që u vendosën në rajonet e Danubit të monarkisë austriake e bartën këtë Akoluthi me vete, dhe në këtë mënyrë, kontribuuan në përparimin e kultit të Vladimirit drejt veriut, deri në Budapest.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të përmendim një libër tjetër, nga Biblioteka Kombëtare në Moskë, me pjesë të ruajtura të jetës së Shën Jovan Vladimirit. Në të vërtetë, ai përmban vetëm disa fletë të ruajtura nga koleksioni i Viktor Grigoroviqit, Nr. 167 (820), që nga fundi i shekullit të 17-të ose 18-të.

Pas botimit të biografisë dhe predikimit të Shën Jovan Vladimirit në Akoluthinë e Voskopojës, e cila pati një ndikim të madh te njerëzit në atë kohë dhe në gjeneratat e mëvonshme, një tjetër botim i Akoluthisë së Jovan Vladimirit u botua në Venedik në vitin 1774 (i ashtuquajtu ribotimi i dytë venedikas) dhe që në të vërtetë ishte teksti i ribotuar i edicionit të vitit 1690, i redaktuar nga Jovan Papa dhe i përgatitur nga Nikolla Glikis, siç thuhet në parathënien e Akoluthisë. Ky botim përmban gjithashtu një miniaturë me portretin e Shën Jovan Vladimirit, por në këtë rast është bërë sipas modelit ikonografik nga Stematografia e Kristofor Zhefaroviq (Stematografia, 1741).

Botimi i katërt i Akoluthisë së Joan Vladimirit doli në qarkullim në Venedik në vitin 1858, sipas kopjeve të botimit të Glikisit të vitit 1774 dhe nga shtypi i kishës së Shën Gjergjit, siç thuhet në parathënie. Miniatura litografike me portretin e Jovan Vladimirit u përgatit nga dy gdhendës të famshëm venedikas, Barozi dhe Koradini.

Ndërkohë, biografia dhe predikimi nga Akoluthia u përkthyen në sllavishten e vjetër kishtare në vitin 1802, falë dy murgive të Manastirit të Hilandarit, murgjit e nderuar Luka dhe Parteni. Ndryshimet dhe korrigjimet u bënë në kishën e Shën Spiridonit në Trieste, kurse shpenzimet e botimit u paguan nga Haxhi Teodor Meksha, një qytetar i respektuar i Triestes në atë kohë.

Të gjitha këto ngjarje ndihmuan në përhapjen dhe nderimin e Shën Jovan Vladimirit në të gjithë Ballkanin dhe siguruan që në mesjetën e vonë ai të bëhej një nga shenjtorët më të respektuar. Ne nuk njohim asnjë shenjt tjetër, Akoluthia e të cilit të jetë botuar katër herë në vetëm dy shekuj dhe portretet e të cilit të jenë pikturuar me ikonografi dhe tematike kaq unike dhe interesante.

Madhështia e kultit të Shën Vladimirit u reflektua edhe në artet pamore të Ballkanit të mesjetës së vonë, që perceptohet në shumë portrete të ruajtura në afresket, ikonat dhe gdhendjet në baker. Ne zbuluan dhe identifikuam pothuajse nëntëdhjetë portrete të Vladimirit, të cilat u krijuan ndërsa kulti i Jovan Vladimirit shpërndahej në të gjithë rajonin nga Thesalia dhe Meteori në Malin e Shenjtë në jug deri në Budapest e Vjenë në veri. Sigurisht, numri më i madh dhe koleksioni më i madh i portreteve u ruajtën në rajonet ku kulti origjinal u kultivua dhe u përhap nga kryepeshkopata e Ohrit: rajonet rreth Elbasanit, Shqipëria e Mesme, Myzeqeja, Ohri dhe Maqedonia Jugperëndimore, Mali i Shenjtë, Epiri dhe Thesalia. Shumica e portreteve u krijuan në grupe artistësh – punishtet e piktorëve më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të ikonave të asaj kohe, vëllezërit Kostandin dhe Athanas nga Korça, Terpa Zografi, vëllezërit Çetiri nga Grabova, mjeshtri i madh i bakrografisë dhe tipografisë Kristofer Zhefaroviq, Diko Zografi dhe Avram Diko. Këta piktorë ikonash pikturuan portrete të Shën Jovan Vladimirit si imazhe të veçanta me të gjitha karakteristikat ikonografike dhe atributet e një sundimtari me veshjen e tij të pasur mbretërore, me një kurorë dhe një skeptër në dorën e tij, por edhe në kompozime më komplekse tematike dhe ikonografike të formuara sipas tekstit të biografisë së tij, duke qëndruar pranë mësuesve sllavë Cirili dhe Metodi dhe dishepujve të tyre, kryesisht Shën Naumit të Ohrit, si edhe në ciklet e detajuara treguese hagjiografike, ku përshkruanin historinë e jetës së këtij sundimtari të drejtë dhe të devotshëm në më shumë se një duzinë skenash. Prandaj, kulti dhe portretet e pikturuara të Shën Jovan Vladimirit u bënë të njohura si disa nga veçoritë më interesante dhe sigurisht me të veçanta të historisë kulturore dhe artit te Ballkanit nga shekulli i 17-të deri në shekullin e 20-të.

Mr. Ivan Jovoviq
Dr. Sasho Cvetkovski