Sterjovski në RTSH: Maqedonasit në Shqipëri janë pjesë e pandashme dhe e patjetërsueshme e popullit maqedonas

Në kuadër të prezantimit të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore, të cilat do të mbahen në Shqipëri më 14 maj, sot pasdite në RTSH2 është prezantuar partia e vetme e maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonase për Integrimin Europian (AMIE), nëpërmjet kryetarit Vasil Sterjovski.

Ai tha se në zgjedhjet vendore, AMIE po merr pjesë në koalicion me Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe se sipas marrëveshjes mes dy partive, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian do të mbështesë kandidatët për kryetar bashkie të Partisë Socialiste.

Anëtarët e Aleancës së Maqedonase për Integrimin Europian konkurojnë në listat e kandidatëve për këshilltarë të Partisë Socialiste në disa bashki të Shqipërisë ku jetojnë maqedonasit, ndërsa në Bashkinë Pustec, e cila është e populluar 100% me maqedonas, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian do të dalë me listën e saj të kandidatëve për këshilltar me numrin rendor 29.

– Kandidatët tanë në listat e Partisë Socialiste dhe lista e kandidatëve për këshillin e Bashkisë Pustec nga partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian janë persona me integritet, të respektuar në shoqëri dhe do të jenë zërat më të fortë për mbrojtjen e të drejtave të maqedonasve në Shqipëri. Aleanca e Maqedonsve për Integrimin Europian, është e vetme parti politike e të gjithë Maqedonasve që banojnë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që janë shtetas shqiptar, pa dallim feje, krahine, dhe përbërje sociale, ekonomike e kulturore. Parimi bazë i kësaj partie është mbrojtja e të drejtave dhe interesave sociale, politike dhe etnokulturore të të gjithë shtetasve shqiptarë me kombësi maqedonase që identifikohen nëpërmjet gjuhës amtare maqedonase, të zakoneve dhe të traditave të tyre të trashëguara dhe të ruajtura në shekuj, thotë Sterjovski.

Shton se maqedonasit në Republikën e Shqipërisë janë qytetarë luajal të Republikës së Shqipërisë, por ata mbeten maqedonas krenarë dhe të denjë, gjuha e tyre amtare është gjuha maqedonase, ata e duan edhe vendin e Maqedonisë, sepse janë pjesë e pandashme dhe e patjetërsueshme e popullit maqedonas”.

– Aleanca e Maqedonsve për Integrimin Europian është parti e qendrës dhe qëllimi i saj kryesor është mbrojtja e identitetit, kulturës, gjuhës dhe traditave maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Asnjë parti tjetër në Republikën e Shqipërisë nuk ka në statutin apo programin e saj një pikë të vetme për mbrojtjen e komunitetit maqedonas në Shqipëri. Aleanca e Maqedonsve për Integrimin Europian që nga themelimi i saj në vitin 2005 është zëri i vetëm i maqedonasve dhe lufton për integrimin në shoqërinë shqiptare dhe avancimin e pozitës dhe të drejtave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, thekson Sterjovski.

Në periudhën e kaluar, thekson ai, u përballëm me shumë sprova dhe sfida, herë për shkak të dobësive tona, herë për shkak të presioneve dhe inskenimeve me të cilat u përballëm dhe po përballemi, por asnjëherë nuk hoqëm dorë të luftonim për të drejtat dhe liritë e maqedonasve, në Prespë, Gollobordë, Gorë, Vërnik dhe në mbarë Shqipërinë.

Arritëm, tha ai, të ruajmë kursin e partisë maqedonase në përputhje me kërkesat dhe nevojat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Rezultatet janë të dukshme dhe të shumta. Sigurisht, gjithmonë mund të bëhet më shumë dhe më mirë. Asnjëherë nuk është mjaftë nga të drejta dhe liri.

– Të nderuar maqedonas dhe maqedonase në Bashkinë Pustec. Me reformën e re territoriale të vetëqeverisjes vendore nga viti 2015, Bashkia Pustec mbeti e vetmja bashki e banuar 100% me maqedonas, të njohur nga Republika e Shqipërisë. Aleanca e Maqedonsve për Integrimin Europian do të kandidojë në Bashkinë Pustec me listën e saj të kandidatëve për këshillin bashkiak. Kandidatët për këshilltarë në listën tonë janë zgjedhur të jenë së pari njerëz të ndershëm dhe me integritet, të cilët në vazhdimësi do të ndjekin politikën tonë për mbrojtjen e identitetit maqedonas në Bashkinë Pustec. Ata do të punojnë në interes të maqedonasve dhe do të jenë zëri i tyre në Këshillin e Bashkisë Pustec, premtoi Sterjovski.

Sipas tij, vetëqeverisja vendore në Pustec, në bazë të kuadrit ligjor, ka kompetenca për ruajtjen dhe promovimin e identitetit, gjuhës, kulturës, folklorit dhe traditave maqedonase.

Premtoi se Këshilltarët e Aleancës së Maqedonsve për Integrimin Europian atje do të jenë mbrojtësit e interesave të maqedonasve. Ata do të kundërshtojnë vendimet e padrejta e do të mbështesin çdo projekt që u shërben interesave të maqedonasve. Do të jenë promotorë të çështjeve të mbrojtjes së të drejtave të komunitetit maqedonas, zhvillimit ekonomik, zhvillimit të turizmit, promovimit të zonës, menaxhimit të mbetjeve etj.

– Të nderuar vëllezër dhe motra maqedonas, është jashtëzakonisht e rëndësishme që në këto zgjedhje maqedonasit në Bashkinë Pustec të dalin masivisht dhe të votojnë për numrin 29 për listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Pustec nga Aleanca e Maqedonsve për Integrimin Europian dhe së bashku të vazhdojmë për të mirën e maqedonasve. Me votën tuaj, ne do të mund të vazhdojmë të luftojmë për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe për zhvillimin e Bashkisë Pustec. Ka shumë gjëra për të zgjidhur, ka shumë punë për t’i bërë të gjitha, tha kryetari i AMIE-së, Vasil Sterjovski, në prezantimin zgjedhor në televizionin shtetëror shqiptar.

©Makedonium