Nënkryetari i AMIE, Endrit Fetahu, kandidat për këshilltar për Tiranën në listën e Partisë Socialiste.

Nënkryetari i së vetmes parti të maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Endrit Fetahu është kandidat për këshilltar për Bashkinë Tiranë në listën e Partisë Socialiste.

Erion Veliaj dhe Endrit Fetahu

Endrit Fetahu u prezantua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si pjesë e komunitetit maqedonas dhe AMIE-së në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste.

Partia Aleanca e Maqedonase për Integrimin Europian (AMIE), në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj, është në koalicion me Partinë Socialiste.

Në Bashkinë Pustec AMIE do të ketë listën e saj të kandidatëve për këshilltarë dhe do të mbështesë kryetarin aktual Pali Kolefski, ndërsa në bashki të tjera ka kandidatë të AMIE-së në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste.

©Makedonium