Dimitrievski nga Prespa: Shumë nga Maqedonia mund të mësojnë nga maqedonasit në Shqipëri se çfarë është maqedonizam

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, me ftesë të Unionit të Maqedonasve në Shqipëri dhe redaksisë së gazetës “Prespa”, së bashku me Shoqatën maqedonase “Sonce”, mori pjesë në festën solemne të 30 vjetorit të botimit të gazetës së parë në gjuhën maqedonase në Shqipëri – Prespa, si dhe vizitoi muzeun STERJO SPASSE në fshatin Glloboçeni.

“Është një nder i madh për mua që jam sot në Prespë. Përshëndes të gjithë maqedonasit tanë, sot mësova shumë. Maqedonia duhet të kujdeset shumë më tepër për qytetarët e saj jashtë kufijve të Maqedonisë dhe unë u jap mirënjohje të gjithë këtyre njerëzve entuziastë që në fakt ruajtën gjithçka që kanë ruajtur deri më tani në bazë të angazhimeve personale. Maqedonia është e obliguar të ndihmojë, unë si autoritet lokal do të gjej një mënyrë sa më shpejt të jetë e mundur për një bashkëpunim më të lartë me autoritetet lokale këtu dhe do të pres edhe disa ide që do të vijnë prej tyre. Por ajo që do të them për maqedonasit këtu, thjesht më bën përshtypje përkushtimi i tyre për ruajtjen e maqedonizmit në këto zona dhe e mirëpres. Shumë njerëz nga Maqedonia mund të mësojnë prej tyre, sepse ne sot në Maqedoni kemi një formë të re ose një fenomen të ri, një lloj të ri tradhtarësh vendas që shkatërrojnë gjithçka që është maqedonase, në formë dhe me fjalë e mendime të thurura bukur për një jetë më të mirë dhe në fakt bëhet fjalë për keqpërdorim elementar të pozitave që kanë dhe për ruajtjen e pushtetit, duke mos pasur as kuptim elementar se çfarë është kombi, shteti”, tha Dimitrievski.

©Makedonium