Me bekimin e mitropoliti i Korçës Imzot Joan, sot në manastirin “Shën Marena” (Maria) ngjitur me fshatin Tuminec, në zonën e Prespës, filloi ndërtimi i kambanores së manastirit.
Guri i themelit të kambanores, në prani të maqedonasve nga Prespa, u shugurua nga At Ropi Argjiri nga Prespa.
Donatorë të kambanores janë maqedonasit nga Kanadaja të cilët organizuan një darkë donatorësh maqedonase në Toronto, pikërisht për të mbledhur mjete financiare për ndërtimin e kambanores në manastirin “Shën Marena” pranë fshatit Tuminec.
Kisha Ortodokse Maqedonase “Shën e Diela” nga Kanadaja, më 28 janar të këtij viti, organizoi mbrëmje donatore me qëllim të mbledhjes së mjeteve për manastirin “Shën Marena” afër fshatit Tuminec të Prespës.
Në mbrëmjen e donatorëve morën pjesë maqedonas nga Shqipëria dhe mbarë Maqedonia.
Në mbrëmjen e donatorëve u mblodhën 21.000 dollarë kanadezë për të ndihmuar manastirin “Shën Marena” afër fshatit Tuminec.
©Makedonium