DUA TË PYES QIELLIN

DUA TË PYES QIELLIN

Dua të pyes qiellin,
çfarë kërkojnë lotët në sytë e mi?
Dua ta pyes,
pse i kam duart bosh?
Dua ta pyes,
pse dhimbje më dërgon?
Dua ta pyes,
pse mallkim hodhi mbi ne?
Dua ta pyes,
pse më hoqe nga krahet
e atdheut tim?
Dua ta pyes,
pse u ndanë maqedonasit
dhe nuk u kthyen më?
Dua të më përgjigjet,
dhe më pas të pushojë i qetë.

NE KODËR PO RRI

Në kodër po rri
shtëpitë po numëroj
Shtëpitë e fshatit tim
i zhytur i tëri në varfëri.

Në kodër po rri
dhe Prespën po shikoj.
Prespa ime e bukur
këngë akoma e pakënduar.

JETA E NJERIUT

Po rri dhe pyes veten:
-Përse lind njeriu?…
Të plotësojë një dëshirë?…
Në mundime jetën të kalojë?…

Njeriu është si lule
që herët në pranverë çel,
po shpejt thahet nga etja
për dy pika ujë. Sa keq!..

Njeriu është si milingona
që në ujë po mbytet.
Në breg të dalë dëshiron
por hi e pluhur bëhet.

I PIKELLUAR

I pikelluar jam, pa fund i pikelluar,
këtu në mërgimin e shkretë.
Diten, natën gjithnje për të mendoj,
për atdheun tim të dashur.


Pande SOTIROVSKI
Pustec