Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot korigjoi posterin për komunitetin maqedonas në Shqipëri duke përdorur termin pakicë kombëtare maqedonase.
Dy ditë më parë, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në faqen e tij zyrtare në Facebook, njoftoi programin e veçant edukimi, informimi dhe ndërgjegjësimi të zgjedhësve – pjesëtar të pakicave kombëtare për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, dhe në posterin në gjuhën maqedonase, komuniteti maqedonas figuronte si “pakica kombëtare e Maqedonisë së Veriut”.
Pas reagimeve të Ambasadës maqedonase në Shqipëri, përfaqësuesin e komunitetit maqedonas në Komitetin e Pakicave Kombëtare, partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, (AMIE) si dhe Shoqatën maqedonase “Ilinden” – Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve korigjoi posterin në maqedonisht dhe emërtimin e komunitetit maqedonas si pakicë kombëtare maqedonase siç njihet zyrtarisht në Shqipëri.
©Makedonium