Shoqatat maqedonase në Ballkan nënshkruan deklaratë për avancimin e të drejtave të maqedonasve

Gjashtë shoqata nga Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Serbia, Shqipëria dhe Kosova në Shtip, Maqedoni, nënshkruan deklaratën “Për avancimin e të drejtave dhe lirive të maqedonasve në të gjitha vendet ku jetojnë në Ballkan”, në kuadër të tubimit mbarëmaqedonas të organizuar nga Shoqata “Mirka Ginova” nga Shtipi.

Në kuadër të tubimit u hap ekspozita, ku u prezantuan dokumente nga arkivat amerikane për ekzistencën e maqedonasve në shekujt XIX dhe XX. Hulumtimi i historianit Vasil Sterjovski në arkivat anembanë botës rezultoi në mijëra dokumente nga emigrantët që emigruan në Shtetet e Bashkuara.

Ai theksoi se komuniteti maqedonas njihet zyrtarsht në Shqipëri dhe shton se gjuha maqedonase mësohet në disa pjesë të vendit, por theksoi se propaganda bullgare në këto rajone shqiptare ka qenë shumë e fortë në periudhën e kaluar.

“Kjo është një propagandë që shpenzon çdo vit miliona euro për qëllimet e saj. Ajo përdor anëtarësimin në BE për të bërë presion mbi Shqipërinë. Me një presion të tillë ata arritën që Shqipëria të njohë minoritetin inekzistent bullgar. “Ata po përpiqen në Censusin të nxjerin bullgar në zonat ku jeton komuniteti maqedonas”, thotë Sterjovski.

Nën organizimin e shoqatës “Mirka Ginova” – Shtip, është nënshkruar një deklaratë për promovimin e të drejtave dhe lirive të maqedonasve në të gjitha vendet ku jetojnë në Ballkan.

“Këto deklarata patriotike janë gjithmonë të mira. Me to u tregojmë institucioneve ndërkombëtare se kush jemi dhe çfarë jemi dhe çfarë kërkojmë”, thotë arkimandriti Nikodim Carknjas.

Kryetari i Shoqatës “Mirka Ginova”, Stojan Dimkov, tha se është i lumtur që sot është nënshkruar deklarata, por edhe që kanë ardhur mysafirë nga mbarë vendi.

“Maqedonia është vend i shenjtë dhe jam mirënjohës dhe i lumtur që sot e nënshkruam këtë deklaratë”, thotë Dimkov.

©Makedonium