Çelen përmes një ceremonie të veçant Ditët e Kulturës Maqedonase në Korçë.
Për tre ditë me radhë do të shpalosen vlerat kulturore, artistike si dhe traditat e Maqedonisë përmes aktiviteteve të ndryshme që do të mbahen.
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo tha se është kënaqësi të mirëpresin miq nga Maqedonia dhe se këto dy vende që kanë ndarë një histori të përbashkët tashmë kanë dhe një interes të veçant që është antarësimi në Bashkimin Europian.
– Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vende fqinje të cilat kanë ndarë histori të përbashkët por kanë edhe një ambicie të përbashkët që është integrimi në Bahskimin Europian. I kemi filluar këto ditë me një takim kushtuar bashkëpunimit ekonomik në një fushë specifike siç është fusha e turizmit, ndërkohë që do të vazhdojmë me aktivitete të tjera siç është ekspozita që do të shohim sot për të vazhduar me nesër dhe pasnesër me aktivitete të tipit të koncerteve, ekspozitave të tjera dhe filmë dokumentar, pra kemi një larmishmëri të aktiviteteve artistike dhe kulturore, tha kryetari Filo.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori maqedonas në Tiranë, Danço Markovski i cili përcolli përshëdetjen e rastit.
– Mirëmbrëma Korça dhe përshendetje të gjithëve. Më lejoni t’ju përshëndes sinqerisht dhe tju falënderoj për praninë tuaj. I shpreh mirënjohjen time të veçant kryetarit Filo për mbështetjen e tij në organizimin e këtij eventi. Ditët e kulturës maqedonase në Korçë synojnë të paraqesin një pjesë të vogël të diversitetit kulturor të atdheut tim, Maqedoninë e Veriut, në mënyrë bashkëkohore. Njëkohësisht, ti përgjigjemi dorën së zgjatur të këtij qytetit të bukur të cilit, nëpër rrugët dhe vendet përreth pëshpëritin legjenda të shumta që arrijnë deri në Voskopojë e në Prespë të Madhe. Ndaj shpreh një kënaqësi të veçant nga prania dhe bisedat e drejtorëve të agjencive turistike, të cilat do të hapin horizonte të reja për prezantimin me sukses të potencialeve turistike të dy vendeve tona. Në fund, manifestimin ua dedikojmë bashkëqytetarëve tuaj, pjestarëve të pakicës kombëtare maqedonase, por edhe studentëve, të rinjve dhe qytetarëve tuaj të nderuar, duke ju ofruar studimin falas të gjuhës maqedonase në Universitetin “Fan S. Noli”, i cili bashkëpunon me sukses me Universitetin “Kliment Ohridski” të Bitolas u shpreh ambasador Markovski.
Çelja e siparit të aktiviteteve të ditës së kulturës maqedonase në Korçë është shoqeruar me një ekzpozite të veçant të artistit të mirënjohur maqedonas Zoran Kardulla shoqëruar nga Blues Band “In the Mood”.
©Makedonium