FUEN votoi rezolutë për të drejtat e maqedonasve në Shqipëri

Bashkimi Federal i Minoriteteve Evropiane votoi për rezolutën e paraqitur nga Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë për të drejtat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Bashkimi Federal i Minoriteteve Evropiane (FUEN) në Kongresin e 66-të të mbajtur në kryeqytetin gjerman të Berlinit, njëzëri miratoi Rezolutën për gjendjen e minoritetit maqedonas të propozuar nga shoqata maqedonase “Ilinden” nga Tirana.

Për Rezolutën votuan të 150 delegatët, përfaqësues të 103 organizatave nga 35 vende të Evropës. Qëllimi i rezolutës së miratuar është përmirësimi i të drejtave të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe ruajtja e kulturës maqedonase në rajonet e Gollobordës, Prespës, Gorës dhe të Vërnikut të banuara nga komunitet maqedonas.

Bashkimi Federal i Minoriteteve Evropiane (FUEN) i bën thirrje Republikës së Shqipërisë:

1. FUEN përshëndet vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 13/2022 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformat Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë” dhe i kërkon Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformat Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë të mbështesë krijimin e bashkive Gollobordë dhe Gorë. Në zonën e Gollobordës, njësitë administrative Trebisht dhe Ostren janë pjesë e bashkisë Bulqizë, ndërsa njësia administrative Steblevë është pjesë e bashkisë Librazhd. Në zonën e Gorës, njësitë administrative, Shishtaveci dhe Zapoti janë pjesë e bashkisë Kukës. Zonat e Gollobërdës dhe të Gorës janë të banuara nga pakica kombëtare maqedonase dhe kanë karakteristika të veçanta dhe me krijimin e bashkive të Gollobordës dhe të Gorës do të mbrohet identiteti etnik, gjuhësor, kulturor dhe fetar i pakicës kombëtare maqedonase në këto zona. Njëkohësisht do të forcohet ekonomia e banorëve dhe do të mundësohet zhvillimi i zonave të Gollobordës dhe Gorës.

2. FUEN i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të respektojë Ligjin nr. 96/2017 për Pakicat Kombëtare, miratuar më 13 tetor 2017, dhe të miratoj aktet nënligjore për këtë ligj, duke qenë se kanë kaluar pesë (5) vjet nga miratimi i Ligjit për Pakicat Kombëtare.

3. FUEN i bën thirrje Komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi të punojë për zbatimin konkret i të gjitha dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Shqipëri.

4. FUEN i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të shpallë 21 majin – Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, si festë kombëtare – Ditën e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë.

©Makedonium