Nikolina Istoçki është anëtare e ekipit kombëtar kanadez të futbollit nën 15 vjeç. Skuadra u kualifikua në finalet e Amerikës dhe të Karaibeve.
Nikolina në përzgjedhjen U-15 të Kanadasë si sulmuese është futbollistja më e mirë.
Prindërit e saj janë maqedonas: babai i saj Trajçe ka lindur në Toronto, ndërsa nëna e saj Nada ka lindur në Pustec. Gjyshi Pere është një aktivist i shquar në komunitetin maqedonas në Kanada dhe anëtar i Organizatës së Bashkuar Maqedonase në Kanada.
Nikolina dhe e gjithë familja e saj nuk e fshehin se janë krenarë që janë me origjinë maqedonase.
Ajo ka lindur në vitin 2007 në Mississauga, dhe filloi të stërvitet futboll në klubin lokal Mississauga Falcons.
Gazeta Macedonium e përgëzon Nikolinën për suksesin e arritur që i bëri krenarë të gjithë maqedonasit në Shqipëri dhe i urojmë edhe shumë suksese në fushën private dhe profesionale.
©Makedonium