Maqedonasit në Shqipëri përkujtuan shenjtin mbrojtës të manastirit të Shën Marenës në Tuminec, zona e Prespës

Në fshatin Tuminec në zonën e Prespës, më 30 korrik 2022 u kremtua shenjtori mbrojtës i manastirit të Shën Marenës, festë që tradicionalisht maqedonasit në Prespë e festojnë bashkë dhe kudo që janë shpërngulur janë këtu për këtë festë.

Me rastin e festës kushtuar shënjëtores Marina – Marena, ashtu si vitet e kaluara, festa filloi më 29 korrik 2022, kur në oborrin e manastirit u këndua valle maqedonase dhe këndoheshin këngë maqedonase deri natën vonë.

Pas shërbesës së kryer nga priftërinjtë Aleks Themelko dhe Ropi Argjiri të dy maqedonas nga Prespa, besimtarët vazhduan me festën.

Edhe këtë vit në festën e manastirit erdhën një numër i madh maqedonas nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Në emër të tij dhe në emër të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian festën e uroi kryetari i partisë Vasil Sterjovski.

Qoftë e lumtur dhe e përjetshme dita e sotme kushtuar Shën Marenës, na ndihmoftë e na dhuroftë shëndet, shumë gëzim, lumturi, mirëqenie, thuhet në urimin e shkurtër.

Fshati Tuminec është një nga nëntë vendbanimet e zonës së Prespës, Bashkia Pustec. Ndodhet në bregun e liqenit të Prespës pranë pikës kufitare Stenjë – Goricë dhe është fshati i dytë më i madh, me rreth 800 banorë.

Ky manastir i bukur daton nga shekullin e 18-të dhe u restaurua në vitin 1926. Ndodhet në bregun e liqenit të Prespës, pranë vendit të quajtur Pisan Kamen, një vend që në vetvete i jep bukuri dhe tërheqje të shtuar.

©Makedonium