Në kuadër të vizitës së tij në Korçë, ambasadori maqedonas në Shqipëri, Danço Markovski, ka vizituar edhe prefekturën e Korçës.
Në zyrën e tij ai pati një takim me prefektin Nertil Jole, ku ishte i pranishëm edhe Vasil Sterjovski, kryetar i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE).
– Në takim shkëmbyen mendime për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërrajonal ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë në fusha si: ekonomia, bujqësia, shëndetësia, turizmi dhe kultura, njoftoi prefekti dhe transmeton gazeta “Makedonium”.
Është shtuar se bashkëpunimi është i një rëndësie të veçantë për rajonin e Korçës, ku jeton një komunitet i madh maqedonas, si dhe në Bashkinë Pustec, e cila është urë miqësie dhe bashkëpunimi me Maqedoninë.
©Makedonium