KUR MAQEDONIA TË JETË E LIRË – PEJO JAVOROV

Pejo Javorov, biografi i Goce Dellçevit, në letrën e lamtumirës drejtuar Todor Aleksandrovit shkruante:

Pejo Javorov dhe Goce Dellçev

“Më fal, le të më falin edhe të gjithë të tjerët që e tradhëtojë Maqedoninë. Unë jam duke vdekur këtu. Unë jam djali i Maqedonisë, le të më jetë e falur që po vdes në Bullgari. Të përqafoj, thellësisht i prekur nga kujdesi që ke treguar për mua gjatë ditëve të shtrëngimit të madh. Të falenderoj për ato nëntëqind leva ndihmë nga organizata, pa të cilat do të kisha vdekur nga uria shumë kohë më parë, në vend të një plumbi, siç më ka hije. Thuaji Maqedonisë, kur të shkosh atje, se djali i saj (Unë e konsideroj të sajin) do të vdesë në Bullgari, i ngarkuar me një shpifje të rëndë. Dhe kur Maqedonia të jetë e lirë, le të vijë një mik në varrin tim dhe të thotë: – Përshëndetje nga nëna jonë martire – ajo tashmë është e lumtur! “Lamtumirë, Sofje, tetor 1914”.

Stevo Simski