VIKTOR FRIDMAN: QËNDRIMI I AKADEMISË BULLGARE TË SHKENCAVE PËR GJUHËN MAQEDONASE ËSHTË KTHIMI DREJT FASHIZMIT

Sipas profesorit Viktor Fridman, i cili për shumë vite është drejtues i Departamentit të Gjuhëve Sllave në Universitetin e Çikagos dhe ka qenë aktivisht i përfshirë në gjuhësinë ballkanike për 30 vjet, qëndrimi dhe konkluzioni i Akademisë Bullgare të Shkencave (ABSH) se gjuha maqedonase nuk ekziston, dmth është dialekt i gjuhës bullgare, është rikthim në kohën e fashizmit!

Viktor Fridman

Sipas gjuhëtarit amerikan Fridman, mohimi i gjuhës maqedonase dhe dialekteve maqedonase nga Akademia Bullgare e Shkencave është pjesë e politikës së mohimit të minoritetit maqedonas në Bullgari.

“Përveç njohjes afatshkurtër nga viti 1946 deri në vitin 1948, bullgarët kurrë nuk e njohën realisht gjuhën maqedonase dhe mendoj se qëndrimi aktual i akademisë së tyre për këtë çështje është një rikthim në vitet ’30 dhe në fillim të viteve ’40 të shekullit të kaluar, dmth në kohën e fashizmit, kur ata thoshin se nuk kishte gjuhë maqedonase dhe se ajo ishte gjuhë bullgare,” tha Fridman për Zërin e Amerikës.

Ai shpjegon se, edhe pse në fillim të viteve 1990 me njohjen e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, Bullgaria njohu gjuhën zyrtare të Republikës së Maqedonisë (dhe jo gjuhën maqedonase), politika e disa qarqeve shkencore dhe politike në vend është ende e lidhur me periudhën fashiste. Tani, thotë ai, kjo është shumë e vështirë të ndryshohet, sepse Bullgaria tashmë është anëtarësuar në BE.

Sipas Fridman, Marrëveshja e Prespës rriti orekset e Bullgarisë dhe nëse nuk do ishte Marrëveshjen e Prespës, bullgarët do të rrinin pak më të qetë, sepse Maqedonia nuk do të kishte mundësi të bëhej pjesë e Evropës për shkak të Greqisë.

Fridman thotë se Maqedonia është shtet i pavarur me gjuhë të pavarur që nga shekulli i 19-të, kur themeluesi Gjorgji Pulevski i veçoi dialektet maqedonase nga baza gjuhësore si të ndryshme nga dialektet bullgare të atij rajoni.

“Pra, edhe pse ato gjuhë janë shumë afër, megjithatë ato janë të ndryshme. “Mohimi i gjuhës maqedonase dhe i dialekteve maqedonase është pjesë e politikës së mohimit të minoritetit maqedonas në Bullgari”, tha Fridman.

©Makedonium