5 MAJ DITA E GJUHËS MAQEDONASЕ

Më 5 Maj të vitit 1945, me vendim të Qeverisë Popullore Federale të Maqedonisë, u miratua alfabeti i gjuhës maqedonase mbi parimin një zë – një shkronjë dhe menjëherë pas kësaj, më 7 qershor 1945, u miratua dhe drejtëshkrimi i gjuhës maqedonase.

Kodifikimi i gjuhës standarde moderne maqedonase plotësohet me veprat themeluese të Blazhe Koneskit – Gramatika e gjuhës letrare maqedonase, Fjalori i gjuhës maqedonase dhe Historia e gjuhës maqedonase.

Nga viti 2019, me Vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, 5 Maji është shpallur Ditë e alfabetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase.

©Makedonium