Në ambientet e Komitetin për Pakicat Kombëtare u zhvillua takim pune ndërmjet ambasadorit Danço Markovski dhe kryetares së Komitetit Konstantina Bezhani.
Gjatë bisedës u ngritën disa çështje me interes për pakicën kombëtare maqedonase, në dritën e miratimit të akteve nënligjore në përputhje me Ligjin e miratuar për pakicat në Shqipëri, që ndër të tjera është detyrim i Këshillit të Evropës.
Markovski shprehu pritjen për përfshirje aktive të Komisionit në kryerjen e regjistrimit të popullsisë kete vit, si dhe për të parandaluar çdo presion për shprehjen e lirë të nacionalitetit.
Së bashku u arrit në përfundimin se pakicat kombëtare kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, veçanërisht pasi Shqipëria ka një qëndrim pozitiv ndaj grupeve minoritare.
Markovski theksoi nevojën që Komiteti të forcojë metodën edukative për mënyrën e paraqitjes së aplikimeve për projekte, si tek shteti shqiptar ashtu edhe tek fondet përkatëse evropiane, me qëllim të forcimit të identitetit etno-kulturor.
© Makedonium