Maqedonasit në Shqipëri festuan ditën e Ujit të Bekuar

Besimtarët e krishterë Maqedonas në Shqipëri, festuan ditën e Ujit të Bekuar. Ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë u mbajtë në zonat e Prespës dhe Gollobordës, në f.Vernik si dhe në qytetet ku jetojnë Maqedonasit në Shqipëri.


Nga festa e ditës së Ujit të Bekuar në Goricë, Bashkia Pustec

Besimtarët u hodhën për të nxjerë kryqin nga uji i hedhur në lumenjtë ose në liqenin e Prespës.


Nga festa e ditës së Ujit të Bekuar në Tuminec, Bashkia Pustec

Sipas ritit, për të marrë kryqin duhet të futen në ujë të rinj meshkuj dhe ai qe e merr i pari konsiderohet i bekuar dhe me mbarësi për vitin.

©Makedonium